Në popullin tonë kanë ekzistuar në të kaluarën shumë mite, rite dhe besime në lidhje me rrufenë. Ajo, si mund të themi, na del si epiqendër e të gjitha miteve, riteve e besimeve që kanë të bëjnë me dukuritë atmosferike, sidomos me shiun, breshërin, fortunën që, natyrishtë vinë nga qielli. Ajo në popull quhej armë, një mjet, një shigjetë me të cilën Dragoi gjuan Kuqedrën e cila dontë t’u bënte keq njerëzve duke sjellë fortuna e duke prishur në këtë mënyrë bereqetet e punën e tyre. Kjo shpeshherë quhet edhe zjarr I qiellit që lëshohet nga Dragoi, nga Zoti (nga Shën Ilia, nga Shën Gjergji) kundër Kuqedrës, për ta mbytur atë e për të shpëtuar njerëzit nga rrënimet e saj. Kur gjuan rrufeja, njerëzit nxjerrin zjarr jashtë për ta pajtuar atë, nxjerrin dhe hekura jashtë, kuptohet për t’i ndihmuar Dragonit që të paqtoj furtunën.

Thor-Perëndia e Rrufesë në kulturën Nordike

Kokrra e rrufesë (një sferë e rrumbullakët hekuri besohej se formohej gjatë gjuajtjes së rrufesë, sipas popullit kjo është pushka e perëndisë). Shkencëtarët në bazë të analizave kanë arritur në përfundim se kjo është mbetje meteoritesh. Ruhej dikur në jetën familjare si një objekt kulti me rëndësi. Në Labëri, në rrethet e Tomorrit, në Mirditë e në Malësi të tjera të Veriut thuhej se kush ka ‘’kokrr e rrufesë’’ e ‘’gurin e rejës’’ me vete nuk e kap plumbi i armikut. Prandaj në kohë të Turqisë kacakët e maleve i kërkonin shumë që t’i kishin me vete objekte të tilla për t’iu ruajtur rrezikut në ndeshjet e tyre me Turqit, me armiqtë e ndryshëm.

Në kultet e natyrës hyn edhe kulti i gurit, i shpellave, i shkëmbinjëve, i maleve, po kështu, tërsisht ose pjesërisht dhe disa figura të mitologjisë, pjesërisht dhe kulti I gjarpërit, po këto do të trajtohen në vazhdim në krerë të veqantë. Kjo bëhet për arsye se të tilla dukuri zënë një hapsirë të madhe në mitologjinë shqiptare.

Do të të vërjemë se dielli e hëna janë trajtuar në kultet e natyrës, por në disa aspekte të tjera të vecanta do të zënë vend edhe tek kultet e bujqësisë e të blegtorisë, në festat kalendarike.

E njëjta dukuri që ka të bëjë me kulte të natyrës, në raste të veqanta e ndeshim në rite e besime të prodhimit, të ekonomisë, të mjeshtërive, ose thjeshtë në jetën familjare.  Pra kufij ndarës të prerë nuk ka në mes kulteve të natyrës, kulteve të jetës familjare e atyre të prodhimit bujqësor e blegtoral. Kanë mes tyre lidhje të shumanshme.

Shkëputur nga ‘’Mitologjia ndër Shqiptarë – Mark Tirta’’ /inforculture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here