6.1 C
Pristina
Monday, March 1, 2021
Home KULTURË Melodisë kombëtare..Kanga Që S'Kuptohet

Melodisë kombëtare..Kanga Që S’Kuptohet

Melodisë kombëtare
U vodh kanga nga zemra e kombit,
shpërtheu në vaj të dikuem mjerimit,
këndoi ujen e së bijës, këndoi ujen e të birit,
qau jetën e thyeme nga rrufe e fatit,
i mbyti në lotë shpirtënt që ndjejnë dhimbë për të ngratit.

Kangë a vaj? Çëje? Thuejma, zemër kombi!
Zemër që ke vuejtun, që ende po vuen…
Kangë a vaj? Çë je? Çë në ty po vluen?
Mallkimi ndaj fatet që ditët t’i helmuen,
që dëshirat e jetës të gjitha t’i gozhduen?

Oh -jo! Kanga jote asht shprehje e dhimbsun
e një jetese që dergjet e dergjet
dhe tu’ e dergjë ndoshta do hesht e molisun…

Millosh Gjergj Nikolla-MIGJENI /inforculture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Kush ishte At Zef Valentini, në studimet mesjetare shqiptare?

“Ai âsht sot albanologu mâ i madh i gjallë. Por historia e Shqipnisë do ta kujtojnë mbi të gjitha si shkenctarin, që...

Si ta luftoni mungesën e vitaminës D gjatë dimrit

Vitamina D është vitamina, e cila ndihmon zhvillimin sa më të mirë të eshtrave, dhëmbëve dhe muskujve. Mirëpo problemi është se niveli...

Ujë i nxehtë apo i ftohtë për larjen e dhëmbëve?

Larja e dhëmbëve është një pjesë shumë e rëndësishme e higjienës së përditshmeNëse nuk i lan dhëmbët shpesh...

Recent Comments