Categories: Uncategorized

Çfarë ndodh me trupin tuaj gjatë izolimit

Qëndrimi i gjatë në shtëpi, mungesa e aktivitetit fizik dhe reduktimi i marrëdhënieve sociale jep pasoja të dukshme në trupin dhe mendjen tonë.

Mungesa e ecjes apo aktiviteteve të tjera fizike ndikon shumë në shëndetin tonë mendor.

Kjo shpjegon pse tani (ose në ditët në vazhdim) ndiheni në trishtuar, acaroheni lehtësisht apo keni herë pas here ndjesi të pakëndshme që ju duket sikur erdhën nga asgjëja.

Mjaftojnë vetëm 2 javë mungese aktiviteti, që masa muskulare e juaja të dobësohet. Madje, studimet kanë treguar, që obezët që prej kohësh ushtrohen dhe pastaj marrin një muaj pushim, e humbasin të gjithë përmirësimin që mund të kenë marrë gjatë kohës kur merreshin me aerobi.

Qëndrimi për ditë të tëra në shtëpi, shkakton dobësim të muskujve prandaj është e rëndësishme të ushtroheni në ambientet tuaja.

Sigurisht që kjo periudhë e vështirë shoqërohet me ngjarje post traumatike, depresion, konfuzion, frikë apo inate. Njerëzit më të ndjeshëm ndaj kësaj, janë ata që kanë patur apo vazhdojnë të kenë probleme me shëndetin mendor.

Gjithsesi sa shumë i vuan dikush pasojat e karantinimit, varet edhe nga karakteri i njeriut. Për ekstrovertët, që duan të dalin gjithë kohës dhe të jenë në kontakt me njërëz të tjerë, është më e vështirë se për introvertët, të cilët gjejnë rehat në kolltukun dhe librin e preferuar.

Mos harroni të ushtroheni dhe njëkohësisht të hani mirë, për të forcuar imunitetin dhe për t’u ndjerë energjikë. Përsa i përket përmirësimit të humorit, konsideroni komunikimin virtual. Video thirrjet dhe mesazhet do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë.

In For Culture

Recent Posts

Sa kohë i duhet njerëzimit të zbulojë një vaksinë / Shembuj historik

Në të gjithë botën, shkencëtarët po punojnë me shpejtësi rekord për të zhvilluar një vaksinë…

10 hours ago

Si të përdorni sodën e bukës për flokë të gjatë e të shëndetshëm

Flokët janë një pjesë shumë e brishtë e trupit të njeriut por shumë i rëndësishëm…

10 hours ago

Gjon Mili, fotografi shqiptar që çuditi Hollywood-in

Gazeta  franceze “Nuit et Jour” ka botuar, me 12 korrik të 1945, në faqen n°8,…

11 hours ago

Arnold von Harff: Si e fliste Skënderbeu gjuhën shqipe

Arnold von Harff, një kalorës, udhëtar dhe shkrimtar gjerman, u lind rreth vitit 1471 në…

12 hours ago

Hapja e shkollës shqipe për vajza në Korçë, historia e luftës kundër injorancës

“Historia e shkollës së parë shqiptare për vajza, është si një romancë plot aventura. Është…

13 hours ago

Zogu me sistem aerodinamik të një “avioni luftarak” thyen rekordin botëror të fluturimit

Një zog që thuhet të ketë ndërtimin aerodinamik të një “avioni luftarak” është gjurmuar duke…

13 hours ago