Spitali ushtarak “Beelitz-Heilstatten” në Berlin të Gjermanisë, është një nga vendet më të frikshme në botë, kjo duke qenë se aty është mjekur Hitleri, njeriu që njihet si krimineli më i madh që ka njohur historia që tentoi të eliminojë një komb të tërë, hebrenjtë

Ish-dikatori gjerman është pranuar në atë spital, pas plagëve që ka marrë nga sulmet britanike me gaz. Ky spital përveç Hitlerit trajtoi mijëra ushtarë gjermanë gjatë luftës, dhe vazhdoi ta bënte atë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u kujdes për ushtarët sovjetikë pas luftës deri në rënien e Murit të Berlinit në 1990.

Spitali është ndërtuar në vitin 1898 si një sanatorium për pacientët neurologjik dhe rehabilitim, dhe pacientët me tuberkuloz.

Pasi u mbyll përfundimisht në vitin 1995, spitali u braktis, por gjithçka tjetër mbeti në të, nga dhomat e operacionit në dhomat e izolimit që deri më tani janë shkatërruar plotësisht dhe duken të frikshme.

Conde Nast Traveler sapo e ka shpallur këtë spital vendin më të tmerrshëm në botë dhe fotografitë e provojnë atë.

Kosova sot

Kosova sot

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here