Categories: KURIOZITETE

Fshati anglez ku banorët, gjejnë para në rrugë

Paratë në rrugë mund ti keni dëgjuar vetëm në barcaletat për përtacët, por ja që diku gjenden me të vërtetë.

Një histori misteri dhe ndershmërie. E tillë është ajo që ka si protagonist fshatin e Blackhall Colliery në Angli, ku tufa parash gjenden nëpër rrugë që prej vitit 2014.

Pako prej 2 mijë paundësh, shumë prej të cilave në prerje njëzetëshe, janë vendosur në zona të ndryshme të fshatit përgjatë viteve dhe qytetarët i kanë dorëzuar ato në stacionet lokale të policisë.

Pakoja e fundit u gjet të hënën, siç raportojnë mediat lokale.

“Ende e mendoj se sa e mrekullueshme është që ky fshat prej 5 mijë banorësh ka kaq shumë njerëz të ndershëm. Instikti i tyre i parë është që shkojnë drejt e tek rajoni i policisë dhe që paratë t’u kthehen personave që mund t’i kenë humbur”, thotë policia.

Një hetim për të zbuluar burimin e parave zhvillohet prej vitesh, por deri më tani pa ndonjë rezultat. Banorëve u pëlqen të besojnë se paratë janë një dhuratë nga Robin Hood modern, i cili dëshiron të ndihmojë komunitetin: “Mendoj se është një Robin Hood modern, që tregohet bujar ndaj komunitetit”.

In For Culture

Recent Posts

Pse gjithmonë stjuardesat na presin në aeroplan me duar pas shpinës?

Ju mund të keni vënë re se kur hipni në një aeroplan, stjuardesat e fluturimit…

13 hours ago

Çfarë nuk na mësojnë autoshkollat?

Disa njerëz besojnë se je i sigurtë kur udhëton me makinë nëse di sinjalistikën rrugore,…

13 hours ago

Historia e familjeve të njohura shkodrane

Studiuesi tiranas, Dr. Adrian Papajani, përmes një analize serioze dhe shkencore, ka bërë një kronikë…

14 hours ago

Asnjë mjek s’e kuptonte origjinën e sëmundjes së saj, 18-vjeçarja studion mjekësi dhe diagnostikon veten

Asnjë mjek s’e kuptonte origjinën e sëmundjes së saj, 18-vjeçarja studion mjekësi dhe diagnostikon veten…

14 hours ago

Korça dhe kinematë e viteve ’30

Nga Juliana Dhimitri Korça ka qenë një nga qytetet e para në Shqipëri me kinema.…

14 hours ago

Në këtë qytet të Norvegjisë ndodh diçka e magjishme sa herë që bie nata

Reine ndodhet në ishujt Lofoten të Norvegjisë. Tipari i tij më simpatik janë shtëpitë, kryesisht…

15 hours ago