Vdekja

(sipas një kënge popullore epirote)

Përse të vdekurit janë  të zinj

Dhe aq të mjeruar rrinë?

A mos vallë shiu i tremb

dhe era egër vërshëllin?

As era si rreh e as shiu s’i tremb.

por kalon Karonti, rëndë-rëndë,

Të rinjtë nxjerr përpara dhe vogëlushët,

përmbi kuaj  në radhë i ka vënë.

Luten pleqtë e i përgjërohen fëmijët:

“I dashur Karont,-i thonë me përulje,

-Na ndal diku, pranë një burimi,

të freskohemi pak dhe të pimë ujë,

të çlodhen pleqtë e fëmijët të mbledhin lule… “

“-Në asnjë vend s’do të ndalem

dhe në asnjë burim s’do të pini,

se vijnë gratë për të mbushur ujë

njohim bijtë e tyre , njohin burrat e tyre,

e pastaj, s’ më ndahen më  kurrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here