Categories: KULTURË

Ku janë ata pleq bujarë,..”Madhështi e Njerëzve”

Ku janë ata pleq bujarë,
që qenë përpara ne,
e ata trima sqimatarë,
të shpejtëtë si rrufe?

Ku janë ata djelm të ri,
të bukur e të lulzuom,
që pate pamë me sy,
me ta folë e ligjëruom?

Ku janë ata zotëninj,
që dojin me zotënuom
ndë sqimë e ndë madhështi,
këte jatë tue shkuom?

Ku janë ata perandorë
gjithë shekulli nalcuom,
në krye me një kunorë
gurëshi cë paçëmuom?

Ku janë ata letërorë
t’urtë e dijes të ndëgjuom,
të bardhatë posi borë
letëra tue kënduom?

Ku janë ato gra e vasha
ndë sqimë e ndë madhështi,
me petëkat të mëndafshta
nalcuom mbë zotëni?

Gjithë mortja i rrëzoi,
sikur i pret me shpatë,
për të ri s’i shikoi,
as të vobegë,as të begatë.

– poezi nga Pjetër Budi /inforculture.info

InFor. Culture

Recent Posts

Arnold von Harff: Si e fliste Skënderbeu gjuhën shqipe

Arnold von Harff, një kalorës, udhëtar dhe shkrimtar gjerman, u lind rreth vitit 1471 në…

48 mins ago

Hapja e shkollës shqipe për vajza në Korçë, historia e luftës kundër injorancës

“Historia e shkollës së parë shqiptare për vajza, është si një romancë plot aventura. Është…

1 hour ago

Zogu me sistem aerodinamik të një “avioni luftarak” thyen rekordin botëror të fluturimit

Një zog që thuhet të ketë ndërtimin aerodinamik të një “avioni luftarak” është gjurmuar duke…

2 hours ago

Tipi 2 i diabetit, paralajmërimi në thonjtë e duarve

Tipi 2 i diabetit, paralajmërimi në thonjtë e duarveTipi 2 i diabetit, paralajmërimi në thonjtë…

2 hours ago

54 TË SHËRUAR DHE 186 RASTE ME COVID-19!

54 TË SHËRUAR DHE 186 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin…

5 hours ago

Çfarë tha kryeministri serb, për vrasjen e Esat Pashës?

Nga Aurenc Bebja “La Petite République” ka botuar, të enjten e 17 qershorit 1920, në…

5 hours ago