6.1 C
Pristina
Tuesday, May 11, 2021
Home KURIOZITETE Muri i lotëve – Mali Waialeale në Havai(Foto)

Muri i lotëve – Mali Waialeale në Havai(Foto)

Waialeale, që në gjuhën havaiane do të thotë “uji që valon”, është një mal/vullkan në Havai, i cili ngrihet në një lartësi mbidetare prej 1.569 metrash.

Me më shumë se 11.500 mm reshje vjetore të shiut dhe me një rekord prej 17.300 mm të regjistruar në vitin 1982, maja e këtij vullkani është një nga vendet me më së shumti të reshura të shiut në tokë.


Pikërisht për shkak të shirave të dendura, në një pjesë të shpatit të malit ka një numër të madh të ujëvarave, të cilat e bëjnë malin të duket sikur po qan.

Mënyra e vetme për turistët që ta shijojnë këtë pamje fantastike është të udhëtojnë më helikopter, megjithëse edhe në një rast të tillë ka pak gjasa që të shihen ujëvarat, pasi që mali pothuajse gjithmonë është i mbuluar nga një shtresë e trashë e reve.

Mt. Waialeale Waterfalls

Megjithë shirat e dendura, në majë të malit është kryesisht shkretëtirë. Arsyeja është se shumë pak bimë dhe pemë mund t’i bëjnë ballë sasisë së tillë të shiut.

Një tjetër arsye janë retë dhe mjegulla për shkak të të cilave rrezet e diellit pothuajse kurrë nuk arrin të depërtojnë deri në majë. Megjithkëtë, ky nuk është lajm i keq për të gjithë organizmat e gjallë, pasi që këto kushte të ashpra janë shumë të përshtatshme për kërpudha dhe likene.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Cilat shtete janë ende sot në komunizëm?

Një shtet me një popullsi më shumë se 11 milionë banorë. Kontrolli i ekonomisë nga shteti pothuajse e ka falimentuar qeverinë, e...

Shkencëtarët kanë zbuluar një gjë të re të mahnitshme në lidhje me ujqërit(Video)

Një projekt nga Universiteti i Minesotas, misioni i të cilit është të kuptojë më mirë sjelljen e ujqërve, eksperimentoi me këto kafshë...

Eksperimenti i pazakontë që çoi në shpikjen e vaksinës së parë

Lia konsiderohej kohë më parë një sëmundje e tmerrshme ngjitëse, që shkaktonte dhembje të mëdha trupi, temperaturë të lartë, dhembje fyti, koke,...

Cili është grupi më i rrallë i gjakut?

Vetëm 43 persona në botë e kanë grupin e gjakut Rezus nul ose invalid, një tip gjaku që është i ngjashëm me...

Recent Comments