Epidemia e parë e konfirmuar e murtajës në histori është ajo Justiniane, e cila zgjati nga 541-750 dhe zhduku midis një çerek e gjysmë të popullsisë njerëzore në botën e atëhershme të njohur, ose rreth 50 milionë njerëz.

Përhapja e murtajës vazhdoi nga shekulli 15 deri në shekullin 19, me 100 shpërthime të reja epidemike në Evropë, duke shkaktuar rreth 200 milionë të vdekur.

Si gjithmonë në kohë krize, njerëzit iu drejtuan kishës dhe mjekëve.

Për ironi, këto të fundit rritën ndjenjën e njerëzve për tmerrin, duke bredhur rrugëve me pallto të zeza të gjata dhe maska të frikshme zogjsh me sqep të gjatë.

Megjithatë, ekzistonte një arsye e mirë (megjithëse e rremë) për këtë.

Edhe pse e çuditshme, pothuajse çdo pjesë e maskës kishte një funksion.

Ajo daton nga shekulli i 17-të dhe është dizajnuar nga Charles De Lorme, një mjek i oborrit mbretëror francez dhe mjek i preferuar i familjes Medici.

Për të mbrojtur veten gjatë trajtimit të pacientëve me sëmundje ngjitëse, ai krijoi një kostum të përbërë nga një pallto të gjatë deri në kyçin e këmbës dhe një maskë zogu me sqep, doreza, një kapelë dhe çizme.

Venetët vishen si mjekë murtajash për të festuar Karnavalin e qytetit. Këtë vit, dy ditët e fundit të ngjarjes u anuluan për shkak të shqetësimeve në lidhje me coronavirusin.

Një shkop druri gjithashtu përdorej shpesh për të inspektuar pacientin pa e prekur. Çdo gjë ishte e mbuluar zakonisht në dyllë.

Kostumet u përdorën për herë të parë në Paris dhe më vonë edhe në të gjithë Evropën.

Rëndësia e sqepit të një shpendi

Maska kishte syze qelqi dhe një sqep të rrumbullakosur si zogu.

Sqepi ishte i zbrazët brenda dhe në praktikë mbushej me substanca me erë të fortë – qelibar, balsam limoni, nenexhik, karafil, tinkturë opiumi… Qëllimi i maskës ishte mbrojtja nga ajri i keq, i cili atë kohë mendohej se ishte shkaktari i sëmundjes.

Era e keqe që përhapej rreth të sëmurëve gjithash tu konsiderohej të ishte bartës i murtajës, dhe mjekët besonin se erërat e forta mund të parandalonin.

Bimët e vendosura në sqepin e maskës vepruan si një filtër që, besonin ata, pastronin ajrin para se mjekët ta thithnin atë.

Si transmetohet murtaja?

Murtaja ose “vdekja e zezë” shkaktohet nga një bakter i transmetuar nga një plesht i brejtësve te njerëzit. Gjithashtu, mund të përhapet përmes kontaktit fizik, si dhe teshtitje dhe kollitje nga personat e infektuar.

Murtaja nuk transmetohej nga ajri, por mjekët e kohës nuk e dinin, dhe në fakt kishte pak që mund të bënin për të ndihmuar të sëmurët.

Kjo është arsyeja pse, deri në ardhjen e antibiotikëve modernë dhe zbulimin e baktereve, murtaja ishte kaq vdekjeprurëse. /KP/Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here