Politkovskaya ishte një gazetare e njohur në gjithë botën për shkrimet e saj për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe korrupsionin në Çeçeni dhe pjesë të tjera të Kaukazeve, që vuanin nga një kryengritje vdekjeprurëse islamike. Ajo ishte gjithashtu kritike e ashpër e Kremlinit.

Anna Politkovskaya, ishte gazetare hetuese ruse Ajo lindi  më 30 gusht 1958, New York, N.Y. dhe vdiq me 7 tetor 2006 në Moskë, Rusi,shkruan InforCulture.Info

Ajo ishte e njohur për kundërshtimin e saj ndaj konfliktit çeçen dhe për kritikat ndaj Vladimir Putin.

Politikoskaya ishte gazetarja që u bë e njohur me faktin që denoncoi presidentin e Qeverisë Ruse Vladimir Putin për korrupsion dhe abuzime të të drejtave të njeriut, veçanërisht në lidhje me mizoritë e  kryera nga trupat ruse gjatë luftës së shkëputjes çeçene.

Pas studimit të gazetarisë në Universitetin Shtetëror të Moskës, Politkovskaya u bë reportere për gazetën zyrtare “Izvestiya”. Ajo iu bashkua stafit të “Novaya Gazeta”  në vitin 1999 dhe shumë shpejt filloi të raportojë për luftën në Çeçeni, të cilën e mbuloi me guxim të madh.

Librat e saj që përshkruajnë  luftën e pistë e të padrejtë janë “ Një reporter rus në Çeçeni “ dhe ” Rusia e Putinit” . Ajo poashtu kishte marrë çmime të shumta ndërkombëtare për punën e saj.

Gjatë jetës së saj ajo ishte gjithmonë e rrezikuar. Politkovskaya u arrestua nga forcat ushtarake ruse në Çeçeni. Ajo poashtu ishte helmuar ndërsa fluturonte nga Moska përmes Rostov-on-Don për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës së pengjeve të shkollës në Beslan, dhe duhej të kthehej mbrapa, duke kërkuar trajtim të kujdesshëm mjekësor në Moskë për të rikthyer shëndetin e saj.

Politkovskaya, e cila kishte marrë kërcënime të shumta me vdekje, u gjet e vrarë në ashensorin e ndërtesës së saj në tetorin e vitit 2006.

Vrasja e saj, që besohet të ishte një vrasje “ e paguar” , nxiti një reagim të fortë ndërkombëtar.

Tre çeçent u arrestuan për vrasjen e saj, por që më pas u liruan. Aktgjykimi u rrëzua nga Gjykata Supreme e Rusisë dhe më pas u mbajtën  gjykime të reja. Në total, gjashtë persona u dënuan me akuzën në lidhje me vdekjen e saj.

Me vrasjen e saj dhe me pyetjen se kush e vrau atë u morrën edhe gjigandët Mediatik “The Guardian” dhe “New York Times”.

Poashtu edhe Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë,  edhe 11 vjet pas vrasjes së gazetares, i bënte thirrje Rusisë që të gjejë dhe të ndjekë penalisht autorët e vrasjes së Anna Politkovskaya.

Në maj të vitit 2007 , “Random House” pas vdekjes së gazetares botoi ditarin e saj  i cili përmbante ekstrakte nga fletorja e saj dhe shkrime të tjera. Ai ishte  titulluar “ Një llogari e fundit e një gazetari për jetën, korrupsionin dhe vdekjen në Rusinë e Putinit” Libri jep tregimin e saj për periudhën nga dhjetori 2003 deri në gusht 2005, përfshirë atë që ajo e përshkroi si “Vdekjen e demokracisë parlamentare Ruse”, krizën e pengjeve të shkollës Beslan dhe “dimri dhe vera e pakënaqësisë” nga janari deri në gusht 2005. [ “Për shkak se ajo u vra derisa po e përfundonte përkthimin e këtij libri, redaktimi përfundimtar duhej të vazhdonte  pa ndihmën e saj”, -shkruajti përkthyesi Arch Tait në një shënim të librit.

Sa ishte gjallë edhe vetë Politkovskaya nuk e mohoi të kishte frikë, por ndihej përgjegjëse dhe shqetësohej për informatorët e saj. Ndërsa dha  një konferencë në dhjetor 2005 për lirinë e shtypit në Vjenë të organizuar nga “Reporterët pa Kufij” , ajo tha:  “Njerëzit ndonjëherë paguajnë me jetën e tyre për të thënë me zë të lartë atë që mendojnë. Në fakt, dikush madje mund të vritet për të më dhënë informacion. Nuk jam e vetmja në rrezik. Kam shembuj që e vërtetojnë atë.”

Ekziston edhe një çmim i Gazetarisë “Anna Politkovskaja” i cila çdo vit ipet në Ferrara, Itali, nga revista “L’internationale” dhe komuna e Ferrara.

Ana jetoi dhe punoi për drejtësinë dhe raportimin e drejtë dhe të vërtetë, edhe pse e dinte që i kanosej rreziku për jetë,por mbeti e pa harruar ,sidomos në botën e medias së lirë./InforCulture.Info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here