Numri i të infektuarve dhe i të vdekurve si pasojë e COVID-19 ëshë në rritje. Duke marrë parasysh se kjo gjendje është një pandemi botërore dhe në fokus të të gjithë njerëzve, ne jemi mbushur me lajme dhe informata negative. Mirëpo duhet ta kuptojmë se shkencëtarët dhe hulumtuesit janë duke punuar fort në gjetjen e një zgjidhjeje, për të parandaluar përhapjen e mëtejme të virusit dhe për gjetjen e trajtimeve për këtë virus.
Ditën e djeshme numri i të vdekurve nga koronavirusi ka arritur në 10.000, ndërkaq aktualisht janë raportuar se në tërë botën janë 255.000 të infektuar. Këto shifra janë duke pësuar rritje vazhdimisht.
Duke parë numrin e madh të personave të vdekur, dhe seriozitetin e kësaj sëmundjeje, njerëzit janë duke përjetuar vështirësi emocionale, ankth dhe depresion.
Gjithsesi disa nga anët pozitive të kësaj gjendjeje, tek të cilat duhet të fokusohemi janë:
Infektimi me koronavirus mund t’iu mbrojë kundër infektimeve të tjera
Një studim i bërë së fundmi, ka sugjeruar që virusi, i cili e shkakton sëmundjen COVID-19 ju mbron nga infektimi me viruse të tjera. Nëse jeni infektuar me koronavirus, atëherë sistemi juaj imunitar do të aktivizoj disa nga antitrupat më të fortë të organizmit, dhe kështu sistemi imunitar do të forcohet më shumë se kurrë.
Një vaksinë është duke u testuar
Shumë shkencëtarë janë mobilizuar në gjetjen e një vaksinë, që do të shërbej për luftimin e koronavirusit. Edhe pse duhet kohë deri në aprovimin e saj, gjithsesi ka një shpresë që ajo do të krijohet dhe do të shërbej në parandalimin e kësaj sëmundjeje.
Një metodë e vjetër mund t’a luftoj virusin
Doktorët shumë shpejt mund ta përdorin një metodë të vjetër të quajtur “terapia pasive e antitrupave”, për të trajtuar COVID-19. Kjo metodë, sipas ekspertëve është përdorur që nga viti 1930, dhe përfshin koleksionimin e gjakut të një personi që ka pasur virusin dhe është shëruar dhe bartjen e këtij gjaku në organizmin e të infektuarit.. Kjo metodë mund ta parandaloj infeksionin dhe ndihmon në luftimin e tij.
Sistemi ynë imunitar mund ta luftoj virusin
Shumë pacientë janë shëruar nga koronavirusi, pa pasur nevojë për terapi intensive. Në studimet e bëra me ta, është vëretur se ata kishin pasur sistem të fortë imunitar, dhe të aktivizuar shumë antitrupa, që kanë arritur shumë mirë ta luftojnë koronavirusin. Prandaj eksperët këshillojnë, që të përdoren sa më shumë vitmina dhe ushqime të shëndetshme, të cilat ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.