Fotografi të shkrepura nga antropologju gjerman Reimer Schulz në vitin 1937 në fshatin Theth të Shqipërisë. Në fotografi është paraqitur funerali i Ujk Vuksanit dhe gjama e burrave shqiptarë që e vajtojnë vdekjen e tij.
Gjama e burrave ndër shqiptarë ishte një rit mortor i cili aplikohej në rast të vdekjes. Malsorët shprehnin dhimbjen për familjarin, bashkluftëtarin, mikun apo për pjesëtarin e fisit me anë të britmave dhe vajtimeve dhe duke rrahur trupin me duar dhe grrisur fëtyrën.
Ky rit ishte traditë e lashtë ndër shumë popuj të vjetër. Mihal Apostoli përshkruan një ceremoni vdekjeje më 1467 në Shkodër dhe thotë se qanin me kuje me britma të forta burrat me grupe në këmbë dhe gratë se bashku të ulura.
Thotë se bërtisnin si Kretasit e lashtësisë në martesat e heronjve dhe në festat e perëndive. Edhe Lekë Dukagjini bëri gjamën për Skenderbeun në vitin 1468, duke rrahur gjoksin dhe duke shkulur flokët, një gjë të tillë bëri edhe Akili për vdekjen e Ptroklit kur u vra në luftën e Trojes nga prinici Trojan Hektori. /Inforculture.info