Ekspertët gjatë gjithë kohës theksojnë rëndësinë e higjienës – personale, respiratore dhe higjienës së duarve, ndërkaq midis gjërave thelbësore është edhe pastrimi i rregullt dhe dezinfektimi i shtëpisë
Derisa në pastërti gjërat me të cilat biem në kontakt jashtë shtëpisë sonë, siç janë sipërfaqet në shitore apo në transportin publik, nuk mund të ndikojmë, brenda shtëpisë ekzistojnë veprimet të cilat mund t’i ndërmarrim në mënyrë që të mbrojmë edhe më mirë familjen tonë nga ky virus, transmeton Telegrafi.
Një ndër hapësirat e cila duhet të jetë në qendër të vëmendjes në këtë rast është banja.
Veç tjerash, fjala është për hapësirën në të cilën është një numër i madh sipërfaqesh me të cilat jemi shpesh në kontakt,andaj duhet rregullisht t’i pastrojmë.
Në vazhdim lexoni tri gjëra të cilave duhet kushtuar kujdes të posaçëm në banjë:
1. Rregullisht pastroni të gjitha sipërfaqet, edhe guacën e WC-së, kabinën e dushit/vaskën dhe lavabonë
Të gjithat sipërfaqet e qasshme në banjë duhet pastruar me detergjent dhe pastaj duhet dezinfektuar.
Me rastin e pastrimit përdorni doreza mbrojtëse, ndërsa pas pastrimit gjithë mbeturinat të cilat janë bërë sa më parë qitni në shportën e mbeturinave.
2. Brushat e dhëmbëve mbani ndaras
Kushtoni kujdes që brushat të mos qëndrojnë tepër afër njëra-tjetrës, nëse në familje jetojnë më shumë persona, sepse ky është objekt i cili në vete jo rrallë bart më së shumti baktere dhe viruse.
3. Rregullisht lani peshqirët dhe mos i ndani me personat të cilët janë të sëmurë
Për rëndësinë e larjes së duarve tashmë po dëgjojmë me ditë të tëra, ndërsa pjesë e rëndësishme e atij procesi është tharja e duarve. Kur është e mundshme duart është e dëshirueshme të thahen me peshqirë letre për një përdorim.
Nëse megjithatë përdorni peshqirë klasikë, është me rëndësi që rregullisht t’i lani në temperatura të larta dhe ndërroni kur të bëhen të lagësht.