Categories: SOCIALE

Përse OBSH-ja nuk e quan koronavirusin sipas emërimit të vet, SARS-CoV-2?

Së pari ishte quajtur si “Virusi Wuhan”, e të gjithë e quanin ashtu që nga hulumtuesit, mediat- përfshi edhe ato në Kinë. Tutje emërimi u shndërrua në “korona virusin Wuhan” dhe “korona virusi kinez” dhe në vazhdim edhe 2019-CoV. Përfundimisht me 11 shkurt, Organizata Botërore e Shëndetësisë i bëri sëmundjes një emërim zyrtar: Covid-19. Si është e mundshme që sëmundjet e viruset tjera emërohen me prejardhjen apo burimin e tyre në klasifikim e jo kjo e fundit? Për shkak se nuk i pëlqen Kinës komuniste.

Për të qenë të saktë, Covid-19 i referohet sëmundjes. “Co” i referohet korona’s, “vi” virusit dhe “d” i referohet disease (sëmundje). Virusi që shkakton sëmundjen është emëruar SARS-CoV-2, siç ishte emëruar nga Komiteti Ndërkombëtar i Taksonomisë së Viruseve. Pjesa “SARS’ e emrit i referohet lidhjes gjenetike me virusin që shkaktoi pandeminë e SARS në vitin 2003. Kështu që një njeriu rezulton pozitiv për SARS-CoV-2, jo për Covid-19, pasi është virusi e jo së sëmundja që kryen infeksionin. OBSH’ja e ka bërë të qartë dallimin në ueb faqen e tyre.

Por megjithëse tani virusi ka emrin e plotë, OBSH’ja gati asnjëherë nuk i referohet si SARS-CoV-2. Në vend të kësaj e cilëson si “virusi përgjegjës për Covid-19” dhe “virusi Covid-19”. Teknikisht ky i fundit është i pakuptimtë, në esencë i bie “korona virusi sëmundje virusi”.

Grindja e gjerë se si të emërohet korona virusi i ri nënvizon se sa shpërthyes është përzierja e krizës publike shëndetësore me rivalitetet gjeopolitike, emrat përçojnë më shumë se informacion. Ata vendosin vijat e frontit. Derisa shtetet po përballen me rastet në rritje dhe dhomat e emergjencave në kaos, një konflikt i egër është duke u zhvilluar për të kapur rolin komandues të narratives rreth pandemisë.

Këto ditë, deri sa numri i rasteve të reja në Kinë është ngadalësuar, ky vend ka synim që të theksoj tregimin se i bleu botës kohë, madje edhe pretenduar se është SHBA’ja që duhet fajësuar për korona virusin. Në të njëjtën kohë, politikanë amerikanë përfshi edhe presidentin Donald Trump kanë këmbëngulur në përdorimin e termave si “virusi kinez”, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë e kishte quajtur “Kung Flu” (Kung Fu gripi). Në këtë kontekst, si e quan OBSH’ja- si një organizatë neutrale ndërkombëtare- ka shumë peshë.

OBSH’ja kishte shkruar në ueb faqen e tyre se i rri larg SARS-CoV-2 pasi “përdorimi i emërimit SARS mund të ketë pasoja të paqëllimta duke krijuar frikë pa nevojë tek disa popullata, posaçërisht në Azi që ishte më shumë e goditur nga epidemia e SARS në vitin 2003”. Në një konferencë për shtyp me 13 shkurt, drejtori i përgjithshëm i OBSH’s, Michael Ryan, theksoi se SARS-CoV-2 është term teknik për biologët në laboratorë, derisa Covid-19 është një term për njeriun e zakonshëm. “Po përpiqemi të shpjegojmë virusin botës, përvoja që njerëzit kanë me virusin…pra mendoj se nuk ka ndonjë mospërputhje” tha ai.

Megjithatë, në listën e OBSH’së së epidemive dhe sëmundjeve, janë disa sëmundje që drejtpërdrejtë i referohen lokacioni gjeografik: Sindromi respirator i Lindjes së Mesme (MERS): Lassa ethet; që i referohet një qyteti në Nigeri: Ethet hemorragjike Krime-Kongo.

Në revista shkencore si Lancet dhe New Enngladn Journal of Medicine, shkencëtarët e përdorin të dy “Covid-19” dhe “SARS-CoV-2” për të ju referuar sëmundjes dhe virusit përkatësisht., por asnjëherë termin e OBSH’së ,” virusi Covid-19”.. Ngjashëm, në editoriale të botuara nga epidemiologë të njohur, autorët ngjashëm e bëjnë dallimin mes sëmundjes dhe virusit. Pra përse OBSH’ja është ngurruese në përdorimin e emrit SARS-CoV-2?.

Disa e kanë përdorë argumentin se SARS-CoV-2, si emër mund të shkaktoj huti. Në një letër të publikuar muajin e kaluar në revistën The Lancet, gjashtë bashkë autorë nga Kina (përfshi edhe tre nga Qendra Për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve se sëmundjeve të Kinës) kanë thënë se emërimi i korona virusit të ri “SARS-CoV-2” është “me të vërtetë çorientues” posaçërisht për ata pa ekspertizën teknike në virologji. Autorët arsyetuan se emri mund të ketë efekte të rënda në stabilitetin shoqëror dhe zhvillimin ekonomik të vendeve që po e përjetojnë epideminë pasi njerëzit bëjnë panik nga kujtimi i ri shfaqjes së SARS. Në vend të kësaj ata propozuan që virusi të ri-emërohet se korona virusi njerëzor 2019, apo HCoV-19.

Duke u përgjigjur drejtpërdrejtë letrës një muaj më pas, një grup prej 12 shkencëtarëve me bazë në SHBA, Hong Kong dhe në Kinën kontinentale arsyetuan se SARS-CoV-2 është në fakt emër i përshtatshëm për korona virusin e ri. Ermi sipas tyre “ nuk buron nga emri i sëmundjes SARS” por i referohet lidhjeve me viruset në speciet virale në SARS. “Me fjalë të tjera, viruset e kësaj specie mund t% emërohen SARS pa pasur parasysh nëse shkaktojnë sëmundje të ngjashme me SARS” shkruanin ata. Autorët po ashtu arsyetonin se emërimi SARS aspak nuk dëmton stabilitetin shoqëror por “por do të mbante publikun vigjilent dhe të përgatitur të reagoj me shpejtësi në rast të shfaqjes së një emergjence të re”.

In For Culture

Recent Posts

Buka më e mirë për rënien nga pesha

Buka është një nga produktet që nuk mungon asnjëherë në shtëpitë tona. Aroma e saj…

45 mins ago

Para Vlorës, flamuri i pavarësisë u valëvit… ku?

Pak orë, na ndajnë nga festa e madhe e pavarësisë së Shqipërisë.  Teksa qyteti i…

1 hour ago

A e largon kafeja dhimbjen e kokës?

Dhimbja e kokës ka efekt ngadalësues për të gjithë organizmin. Njeriu kërkon shpëtim të menjëhershëm…

1 hour ago

​Largoni dhimbjen e kokës pa ilaçe: Përbërësit e fshehtë i kemi të gjithë në shtëpi

Dhimbjet e kokës shpesh nuk shkaktohen nga sëmundje, por nga patogjenë që janë pjesë e…

1 hour ago

Mësoni vitaminat që ju mbrojnë nga COVID-19

Marrja e vitaminave është një nga mënyrat më të  mira për të luftuar çfarëdolloj sëmundjeje.…

2 hours ago

Spastrimi etnik ndaj shqiptarëve të Follolinës dhe Prespës me ndihmën e ushtrisë franceze (Foto)

Fotografitë e sjellura më poshtë tregojnë historinë e dhimbshme të spastrimit etnik të shqiptarëve të…

4 hours ago