Haxhi Muhamed Doli ishte biri i babait skocez dhe nënës malaje, i lindur në Afrikën e Jugut më 1846. Ai hapi xhaminë e parë në Cape Town së bashku me një holandez të kthyer në islam në vitet 1880.
Isha i befasuar të shihja një xhamie, të njohur si Xhamia e Parkut të Regentit që u hap në 1895. Ku mund të ketë qenë kjo? Kush e hapi atë dhe çfarë ndodhi me themeluesin e pare te kesaj xhamie? Cilat ishin aktivitetet e xhamisë?
Këto pyetje më kanë intriguar të zbuloj një xhami viktoriane në Londër dhe jetën e themeluesit të saj Haxhi Mohammad Dollie i cili vdiq në vitin 1906.
Hadji Mohammad Dollie mbërriti në Londër rreth vitit 1895 dhe mori qëndrim në Albert Street, së bashku me dy djemtë e tij, pasi që ishte e vështirë për ata të studiojnë në Afrikën e Jugut në atë kohë.
Bashkësia muslimane e Londrës, e cila ndoshta numëronte 200-300 persona ate kohe, kishte kerkuar nga Dollie për t’i mësuar fëmijëve te tyre Kur’anin, meqë ishte një hafiz (dikush që kishte mësuar përmendësh tërë Kur’anin). Ai pranoi, dhe që nga ajo kohë, ai vendosi ta kthente dhomën e tij të pikturimit në një xhami.
Nga xhamia e shtëpisë, ai do të dilte në lokalitete të ndryshme për të kryer lutje funerale. Brenda xhamisë së shtëpisë po bëheshin lutje të rregullta, duke përfshirë lutjet e Bajramit ku adhuruesit do të vinin të veshur me rroba të tyre kombëtare. Fqinjët e tyre mahniteshin me bukurinë dhe laramaninë e veshjeve kombetare të kulturave të ndryshme!
Ai gjithashtu ofroi udhëzime fetare, duke mbështetur te konvertuarrit anglezë në besimin Islam. Martesat ndër-racore gjithashtu realizoheshin aty. Ky u be si një qendër për anëtarët e komunitetit musliman viktorian, i cili do të mbante takime rreth shqetësimeve të tyre. 
Në rreth 1899 Dollie dhe familja e tij u zhvendosën në 189 Euston Road (vendndodhja e sotme e Mbledhjes Wellcome) së bashku me xhaminë shtëpi. Ai mund të ketë bërë këtë veprim në mënyrë që të jetë afër stacionit të Eustonit, i cili do të lejonte një udhëtim të lehtë për myslimanët e tjerë viktorianë në Liverpul përfshirë edhe djalin e tij Omar.
Burimi: Ilmfeed

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here