Shumë prej nesh kemi dëgjuar ose kemi qënë prezent që shqipëtarët i quajnë arnaut. Por të pakët janë ata njerëz që e dine kuptimin dhe historië e kësaj fjale madje ka dhe nga ata që e keqkuptojnë ose e marin për fyerje. “Nga 27 kombet që jetonin në Perandorinë Osmane, në krye të tyre dhe me statusin më të lartë (qëndronin mbi turqit e të tjerët) ishin shqiptarët.

Ata quheshin kombi “nexhip”, që do të thotë kombi “fisnik”. Këtë vend e këtë status e kanë dhe e ruajnë edhe sot shqiptarët e Turqisë. Shqiptarët i gjen kudo në tërë poret e jetës turke, sidomos në poste drejtuese e komanduese si në aparatin shtetëror, në ushtri, në polici, në ekonomi, industri e tregti, në arsim dhe kulturë dhe ata gëzojnë respektin e mbarë popullsisë. Të përmendësh emrin shqiptar në Turqi, si dje dhe sot, është sikur të përmendësh një emër të shquar, të nderuar, me reputacionin më të mirë që mund të bëhet. Në kohën e Sulltan Mehmet Fatihut është kryer edhe hyrja në Stamboll por kjo iu desh perandorisë Osmane 50 ditë rrethim.

Perandoria Osmane e cila përbehej nga shumë nënshtetas, Shqiptarë, boshnjakë, Truq etj, patën shumë humbje të mëdha. Gjeneralët rreth ditës së 30-35 të rrethimit i propozuan sulltanit të tërhqieshin. Një gjeneral Shqipëtar, Zognush Pasha del përpa sulltanit dhe thotë: Unë nga Shqipëria kam erdhur vetëm për dy rrugë ose vdekjen ose marrjen e stambollit. Që prej asaj ditë janë vazhduar betejat derisa në ditën e 50 marrin stambollin. Epiteti që perandoria Osmane i vuri Shqipëtarëve do të thotë i pa kthyeshëm, pra ky është një nderim sepse shqipëtarët vlerëson si trima, të pa mposhtur dhe besnikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here