Para së gjithash, informata më e rëndësishme është që kanakarët tani për tani nuk mund ta bartin këtë virus, por edhe nuk janë të rrezikuar
Megjithatë, higjienën e gjithë familjes duhet ngritur në nivelin më të lartë – kjo ka të bëjë edhe me kanakarin tuaj, transmeton Telegrafi.
Qentë shëtisni aq sa të jetë e nevojshme, ndërkaq macet të cilat janë të lira të dalin duhet përkufizuar sa të jetë e mundshme, apo duhet t’i mbani tërësisht jashtë shtëpisë.
Rekomandime të rëndësishme:
- Nëse ju nevojitet veterinari, thirrni në telefon ambulancën e zgjedhur para se të shkoni dhe të caktoni vizitën. Më mirë do të ishte që vetëm një person, ideale është do të jetë pronari, ta dërgojë kafshën në ambulancë.
- Shëtitjet e qenit përkufizoni në kohëzgjatje të domosdoshme, dhe shmangni interaksionin e tepërt me pronarët dhe qentë e tjerë. Mbani në mend, kanakarët nuk mund të bartin virusin, mirëpo mund të bartin në trup si edhe sipërfaqet e tjera në të cilat virusi mund të qëndrojë.
- Kanakarëve nuk u është e nevojshme maska mbrojtëse, mos ua vini në hundë. Pa nevojë do ta komplikoni mbajtjen higjienës së tyre, si edhe tuajën.
- Pas shëtitjes, këshillohet që t’u përmbaheni masave të zakonshme higjienike të fshirjes dhe pastrimit të shputave apo të lëkurës. Përmbajuni mjeteve të dedikuara kanakarëve, si janë shamponët, sapunët dhe shamitë e lagështa për kafshë. Pas çdo shëtitjeje dezinfektojani edhe shputat kanakarit, por edhe rripin. Patjetër lani duart pastaj.
- Ajo që është më e rëndësishme, mos i lini dhe mos i nxirrni kanakarët tuaj në rrugë! Virusi COVID19 nuk mund të bartet nga qeni te njeriut. Tani për tani nuk ka fakte që kanakarët janë bartës.
- Nëse konsideroni që është e nevojshme që t’i plotësoni rezervat e ushqimit dhe të mjeteve higjienike për kanakarët, bëjeni këtë. Shkaku nuk është mungesa e produkteve, por që të zvogëloni nevojën për dalje nga shtëpia.
- Përgatituni për më të keqen, përkatësisht merruni vesh për kujdesin ndaj kanakarit në rast që ju do të sëmureni. Nëse ju është konstatuar që jeni me COVID-19, shmangni çdo kontakt të afërt me kanakarin, mbani higjienën e duarve dhe fytyrës para dhe pas kontaktit me ta.