Nësë flokët tuaj po rriten ngadalë kjo do të thotë se keni mungesën vitaminash. Prandaj më poshtë në po përmendim disa prej vitaminave që duhet t’i konsumoni në mënyrë që flokët tuaj të rriten më shpejt.

Vitamina B

Një nga vitaminat më të njohura për rritjen e flokëve është një vitaminë B e quajtur biotinë. Vitamina të tjera B ndihmojnë në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut, që përmbajnë oksigjen dhe ushqyes për skalpin dhe folikulat e flokëve. Këto procese janë të rëndësishme për rritjen e flokëve. Vitamina B mund të gjendet në shumë ushqime, duke përfshirë drithërat, bajamet, mishin, peshkun dhe perimet jeshile.

Vitamina C

Dëmtimi i radikaleve të lira mund të bllokojë rritjen dhe të shkaktojë plakjen e flokëve. Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që ndihmon mbrojtjen ndaj stresit oksidativ të shkaktuar nga radikale të lira. Për më tepër trupi ka nevojë për vitaminë C që të prodhojë një protein të njohur si kolagjen, një pjesë e rëndësishme e strukturës së flokëve. Vitamina C ndihmon trupin dhe në përthithjen e hekurit, një mineral i nevojshëm për rritjen e flokëve. Luleshtrydhet, specat, portokalli , mandarina etj., janë burime të mira të vitaminës C.

Vitamina D

Nivelet e ulëta të vitaminës D çojnë në rënien e flokëve. Trupi prodhon vitaminë D nëpërmjet kontaktit direkt me rrezet e diellit. Burime të tjera të vitaminës D janë disa kërpudha, peshqit yndyrorë, vaij i mëlçisë së merlucit etj.

Vitamina E

Njëjtë si vitamina C, edhe vitamina E është një antioksidant që mund të parandalojë stresin oksidativ. Burime të mira të vitaminës E janë farate lulediellit, bajamet, spinaqi dhe avokadot.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here