6.1 C
Pristina
Saturday, January 16, 2021
Home KAFSHËT Shtatë këshilla për pronarët e qenve dhe maceve: Nuk janë të rrezikuar,...

Shtatë këshilla për pronarët e qenve dhe maceve: Nuk janë të rrezikuar, nuk e bartin virusin

Para së gjithash, informata më e rëndësishme është që kanakarët tani për tani nuk mund ta bartin këtë virus, por edhe nuk janë të rrezikuar

Megjithatë, higjienën e gjithë familjes duhet ngritur në nivelin më të lartë – kjo ka të bëjë edhe me kanakarin tuaj, transmeton Telegrafi.

Qentë shëtisni aq sa të jetë e nevojshme, ndërkaq macet të cilat janë të lira të dalin duhet përkufizuar sa të jetë e mundshme, apo duhet t’i mbani tërësisht jashtë shtëpisë.

Rekomandime të rëndësishme:

  1. Nëse ju nevojitet veterinari, thirrni në telefon ambulancën e zgjedhur para se të shkoni dhe të caktoni vizitën. Më mirë do të ishte që vetëm një person, ideale është do të jetë pronari, ta dërgojë kafshën në ambulancë.
  2. Shëtitjet e qenit përkufizoni në kohëzgjatje të domosdoshme, dhe shmangni interaksionin e tepërt me pronarët dhe qentë e tjerë. Mbani në mend, kanakarët nuk mund të bartin virusin, mirëpo mund të bartin në trup si edhe sipërfaqet e tjera në të cilat virusi mund të qëndrojë.
  3. Kanakarëve nuk u është e nevojshme maska mbrojtëse, mos ua vini në hundë. Pa nevojë do ta komplikoni mbajtjen higjienës së tyre, si edhe tuajën.
  4. Pas shëtitjes, këshillohet që t’u përmbaheni masave të zakonshme higjienike të fshirjes dhe pastrimit të shputave apo të lëkurës. Përmbajuni mjeteve të dedikuara kanakarëve, si janë shamponët, sapunët dhe shamitë e lagështa për kafshë. Pas çdo shëtitjeje dezinfektojani edhe shputat kanakarit, por edhe rripin. Patjetër lani duart pastaj.
  5. Ajo që është më e rëndësishme, mos i lini dhe mos i nxirrni kanakarët tuaj në rrugë! Virusi COVID19 nuk mund të bartet nga qeni te njeriut. Tani për tani nuk ka fakte që kanakarët janë bartës.
  6. Nëse konsideroni që është e nevojshme që t’i plotësoni rezervat e ushqimit dhe të mjeteve higjienike për kanakarët, bëjeni këtë. Shkaku nuk është mungesa e produkteve, por që të zvogëloni nevojën për dalje nga shtëpia.
  7. Përgatituni për më të keqen, përkatësisht merruni vesh për kujdesin ndaj kanakarit në rast që ju do të sëmureni. Nëse ju është konstatuar që jeni me COVID-19, shmangni çdo kontakt të afërt me kanakarin, mbani higjienën e duarve dhe fytyrës para dhe pas kontaktit me ta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Sa filxhanë kafe në ditë janë mirë për shëndetin tuaj, sipas shkencës

Gjatë shekullit të 17-të, pirja e kafesë dënohej me vdekje. Në atë kohë, besohej se kishte efekte që ndryshonin mendjen. Për fat...

Martesa, fejesa, paja, miqësia, gruaja, burri, të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga “Kanuni i Lekë Dukagjinit”

Percaktimi e mëndyrët e Martesës.. 28. Percaktimi i Martesës në Kanun.M’u martue më kanun...

Panorama më e bukur në Gjermani e cila shihet nga kjo urë…

Në Gjermani ndodhet një vend me të vërtetë fantastik, ku natyra dhe vepra e njeriut ndërthuren duke krijuar një kryevepër, e cila...

“Nip i Pellazgut, o komb i vjetër! Nga ti më i vjetër nuk ndodhet tjetër!”

Disa thënje nga klerikë fetarë shqiptarë që tërë jetën e tyre i'a kushtuan jo vetëm fesë por edhe çështjes kombëtare! /InforCultutre.info

Recent Comments