Në App Store, të dhënat e pakonfirmuara lidhur me coronavirusin nuk janë të lejuara.

Raporti i CNBS ka bërë të ditur, se të gjitha aplikacionet lidhur me coronavirusin, do të refuzohen nga Apple, vetëm nëse nuk janë të “verifikuara nga institutet adekuate”.

Se cilat janë institutet adekuate, që do ta bënin këtë vlerësim nuk është bërë e ditur, por në mesin e aplikacioneve të lejuara mund të jetë ai i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Lidhur me këtë veprim, Apple nuk ka dashur të jepte komente shtesë, vetëm se është duke ndërmarrë këtë veprim që të ndalojë keq informimin, përhapjen e panikut dhe përfitimin nga ndonjë keqbërës nga kjo sëmundje.

Kërkimi për coronavirus në App Store, ka nxjerrë së pari një aplikacion që shpërndahej me pagesë, një nga Ministria e Shëndetësisë në Brazil, ndërsa nuk mungonte edhe një video-lojë, që simulonte përhapjen e këtij infektimi.

Mes aplikacioneve të lejuara, pritet të jenë ato që ofrojnë këshilla dhe informata të duhura rreth coronavirusit, por nuk dihet se cilat do të hiqen.

Sa i përket Google Play, nëse kërkohet për coronavirus nuk do të shfaqë asnjë aplikacion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here