Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë thirrje që qytetarët t’u përmbahen udhëzimeve të dhëna deri më tani, për kujdes ndaj virusit Covid-19
Përmes një postimi në Facebook, IKSHPK-ja ka apeluar që qytetarët ta mposhtin koronavirusin me kujdes e jo me frikë.
“Duke iu përmbajtur rekomandimeve të Institutit Kombëtar ju mund ta parandaloni sëmundjen! Pa shtrëngim duarsh, pa përqafime, qëndroni në distancë nga njëri-tjetri së paku 2 metra, lani duart sa më shpesh me ujë e sapun”, janë disa nga këshillat e dhënë nga IKSHPK-ja për qytetarët.
Ndërkohë, deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 16 raste të infektuara me koronavirus.