6.1 C
Pristina
Friday, February 26, 2021
Home SOCIALE Edhe një rast i ri, shkon në 17 numri i të prekurve...

Edhe një rast i ri, shkon në 17 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë

Ka shkuar në 17 numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë.

Kështu ka bërë të ditur në një konferencë për media, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ai ka deklaruar se deri tani në vend janë testuar 271 mostra të dyshimta, derisa, 17 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

“Deri më sot në Kosovë janë testuar 271 mostra të dyshimta dhe 17 prej tyre kanë rezultuar pozitive. Informatat nga klinika infektive është se gjendja e pacientëve që janë duke u trajtuar e që janë 10 është stabile dhe me përjashtim të njërit nga pacientët, të tjerët janë duke marrë një trajtim mjekësor mbështetës. Dy nga të hospitalizuarit janë liruar për në shtëpi dhe do të qëndrojnë në vetkarantinë”, ka deklaruar ministri.

Vitia po ashtu ka informuar për disa veprime të ndërmarra pas gjendjes së emergjencës së shëndetit publik që është shpallur nga Qeveria.

“Dje ka përfunduar procedura për kontraktimin e mjetëve mbrojtëse mjekësore për personelin shëndetësor si maska respiratorë, veshje mbrojtëse për trup, mburoja për fytyrë, çarçafë dhe shërbime tjera mbështetëse për polici doganë, nga 400.000 euro të ndara më herët nga Qeveria”, ka thënë ai, duke shtuar se janë gjetur rezerva të pamjaftueshme.

“Qeveria ka alokuar gjithashtu 6.2 milionë euro për shfrytëzim të menjëhershëm, prej shumës prej 10 milion euro për zbatimin e aktiviteteve të përfshira në Planin e Veprimit kundër COVID-19”, deklaroi ministri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

A është më mirë ta fikim bojlerin apo ta mbajmë vazhdimisht të ndezur?

Dilema e përhershme e çdo familjeje është – a ta fikin apo ta lënë vazhdimisht bojlerin të ndezur, në mënyrë që të...

Çdo turist paguhet nëse e viziton këtë qytet

Është një qytet i vogël në Kaliforni, ku vizitorët paguajnë nëse shkojnë aty. Autoritetet kanë vendosur 100 dollarë për çdo turist. Programi...

Përkrenarja e Gjergj Kstrioti-Skënderbeut, identike me atë të Mbretit Pirro të Epirit

Përkrenarja e Skënderbeut është bërë prej metali të bardhë, të stolisur me një shirit të veshur me ar. Në majë të saj rri...

E kanë goditur 21 vetura, kjo është shtëpia më e rrezikshme për të jetuar

Vetëm në 6 vitet e fundit, ajo është goditur nga 21 automjete.Aksidenti i...

Recent Comments