Categories: KËSHILLA

Produktet natyrale të pastrimit që nuk duhet të mungojnë në shtëpi

olucionet e pastrimit që blejmë në dyqane janë të mbushura me toksina.

Në fakt sipas studimeve në një shtëpi gjenden plot 62 lëndë kimike toksike që shkaktojnë azmë, probleme të fertilitetit, çrregullime hormonale e të tjerë.

E vërteta e hidhur është se njerëzit shpenzojnë shumë para të fituara me mund për të blerë produkte që sëmurin.

Për fat të mirë, ka shumë mënyra natyrale për të bërë vetë produkte të shëndetshme pastrimi.

Për Pastrim Të Përgjithshëm
AgroWeb.org ju këshillon se uthulla e bardhë është ideale për të pastruar shtëpinë nga myku dhe bakteret.

Nëse e kombinoni me sodë buke, mund të përfitoni një solucion ideal për pastrim të përgjithshëm.

Përzieni gjysëm gote me uthull të bardhë, dy lugë gjelle me sodë buke dhe 10 pika vaj esencial limoni.

Përziejini së bashku në një shishe spërkatëse dhe pastroni me të.

Pastrimi i Pllakave
Solucionet pastruese në market janë të mbushur me ndotës që shkaktojnë kancer.

Por ju mund të lani pllakat me një solucion më të shëndetshëm.

Përzieni gjysëm filxhani me sodë buke, pak sapun të lëngshëm, 5-10 pika vaj esencial lavande.

Përziejini së bashku dhe pastrojini pllakat me sfungjer.

Pastrimi i Banjës
Përzieni 1 lugë çaji me sodë buke, një lugë çaji me sapun të lëngshëm, gjysëm gote me uthull të bardhë, dy gota me ujë të nxehtë dhe 30 pika vaj esencial limoni.

Hidheni lëngun në një shishe spërkatëse dhe pastroni banjën me të.

Pastrimi i Dushit
Përdorni sasi të barabarta të uthullës së bardhë dhe larësit të enëve dhe hidheni lëngun në një shishe spërkatëse.

Më këtë solucion mund të pastroni rubinetin, pllakën dhe kokën e dushit.

Solucioni ka aromë të fortë, ndaj AgroWeb.org ju udhëzon të mbani dritaret të hapura.

Larja e Xhamave
Përzieni çerek filxhani me uthull të bardhë, gjysëm luge çaji me sapun të lëngshëm, 8 pika vaji esencial portokalli dhe dy gota ujë.

Përziejini të gjithë përbërësit në një shishe spërkatëse dhe përdoreni për të pastruar sipërfaqet e qelqta dhe dritaret.

Kundër Pluhurave
Përzieni 10 pika me vaj esencial limoni, 2 lugë gjelle me lëng limoni të freskët, 3-5 pika vaj ulliri ekstra të virgjër dhe futini në një shishe spërkatëse.

Përdorin lecka pambuku për heqjen e pluhurave.

Njollat e Tapetit
Mbuloni njollën plotësisht me sodë buke. Pas dhjetë minutash përthitheni me fshesë korenti. Përzieni një lugë gjelle me uthull të bardhë, një lugë gjelle me larës enësh dhe dy gota ujë.

Përdorni një sfungjer për të fërkuar dhe pastruar njollën deri sa të zhduket.

In For Culture

Recent Posts

Njësitë çetnike të Ushtrisë së Mbretërisë Jugosllave kryen gjenocid ndaj 9200 sanxhaklinjve të pafajshëm në shkurt të vitit 1943

Nga Ismet Azizi: Krimi serbo-çetnik në Bihor gjatë kërshëndellave ortodokse! Programin e “Naçertanija” të Ilia…

16 hours ago

Buka më e mirë për rënien nga pesha

Buka është një nga produktet që nuk mungon asnjëherë në shtëpitë tona. Aroma e saj…

21 hours ago

Para Vlorës, flamuri i pavarësisë u valëvit… ku?

Pak orë, na ndajnë nga festa e madhe e pavarësisë së Shqipërisë.  Teksa qyteti i…

21 hours ago

A e largon kafeja dhimbjen e kokës?

Dhimbja e kokës ka efekt ngadalësues për të gjithë organizmin. Njeriu kërkon shpëtim të menjëhershëm…

21 hours ago

​Largoni dhimbjen e kokës pa ilaçe: Përbërësit e fshehtë i kemi të gjithë në shtëpi

Dhimbjet e kokës shpesh nuk shkaktohen nga sëmundje, por nga patogjenë që janë pjesë e…

21 hours ago

Mësoni vitaminat që ju mbrojnë nga COVID-19

Marrja e vitaminave është një nga mënyrat më të  mira për të luftuar çfarëdolloj sëmundjeje.…

22 hours ago