Muharrem Qena ishte regjisori, skenaristi, aktori dhe veçanarisht këngëtari që la një bagazh shumë të madh të veprave artistike që lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e artit kosovar por edhe ndërshqiptar. Shpriti i tij artistik bëri që veprat e tij të mbahen mend, dhe të mbesin pasuri kulturore artistike të pa zëvendësueshme.

Muharrem Qena lindi në Mitrovicë më 1930 në një familje që kontribuoi shumë për artin kosovar. Gjimnazin e kreu në Prishtinë, kurse shkollën e filmit në Beograd. Ai shkriu talentin e tij prej regjisori, aktori, shkrimtari dhe këngëtari. Ishte regjisor i më se 200 shfaqjeve teatrale. Këngët e tij dëgjohen, këndohen dhe ripërpunohen edhe sot,shkruan InforCulture.Info

Njëra ndër këngët më të njohura të tij është kënga ‘’Shokut’’. Kjo këngë trajton temën e shqipëtarve që largoheshin nga Kosova drejt Turqisë dhe vendeve tjera nëpër Botë. ‘’Shokut’’ është këngë e cila në formë të shkurtër paraqet gjendjen socio-politike të popullit shqipëtar që për shkaqe politike dhe ekonomike shpesh herë ishin të detyruar medoemos të largohen nga vendlindja e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here