Categories: KËSHILLA

Kura me rigon dhe vaj ulliri – ideale për rrugët e frymëmarrjes

Rrugët e frymëmarrjes janë rregullisht të ekspozuara ndaj toksinave, viruseve dhe baktereve të cilat mund të shkaktojnë një sërë sëmundjesh.

Detyra e sistemit imunitar është që të na mbrojë kundër tyre falë prodhimit të antitrupave.

Megjithatë ka raste kur sistemi i frymëmarrjes ka nevojë për një ndihmë shtesë të përballojë sulme të njëpasnjëshme.

E vërteta është se edhe nëse njeriu ndjek një regjim të shëndetshëm ushqimor apo stil jetese, nuk i shpëton dot ndotjes së ajrit, substancave kimike dhe faktorëve të tjerë të jashtëm.

Për pasojë, njeriu përballet me të ftohurën e përsëritur, kollën, bllokimet e rrugëve të frymëmarrjes që mund të bëhen kronike.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një nga kurat më të mira në mbrojtje të rrugëve të frymëmarrjes është rigoni me vajin e ullirit.

Përbërësit:
1 kërcell i freskët rigoni, ose dy lugë çaji rigon i thatë

1 filxhan çaji me vaj ulliri

Përgatitja :
Lajeni rigonin nëse është i freskët dhe lëreni të thahet.

Nëse është i thatë merrni dy lugë çaji me rigon

Më pas shtypeni në një enë.

Rigonin e shtypur transferojeni në një kavanoz qelqi dhe më pas shtoni vajin e ullirit.

Kavanozin mbajeni në një vend të freskët dhe të errët për 2-3 javë.

Çdo dy ditë hiqeni kapakun dhe përziejini përbërësit me një lugë druri.

Kur rigoni të jetë tretur mjaftueshëm, kullojeni dhe përdoreni vajin.

Si Ta Përdorni Kurën E Vajit Të Ullirit Me Rigon
Sipas informacioneve të AgroWeb.org rekomandohet pirja e gjysëm luge çaji me këtë vaj esëll në mëngjes.

Nëse aroma është shumë e fortë, atëherë treteni në një gotë me ujë ose lëng frutash.

Në rast se vuani nga ndonjë sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes merreni kurën jo vetëm në mëngjes por edhe në mbrëmje përpara gjumit.

Ky vaj mund të aplikohet edhe në lëkurë dhe në kraharor për të larguar bllokimin.

Kura duhet të përdoret për 2 javë deri sa shëndeti juaj të përmirësohet.

Vlerat E Kurës Së Vajit Të Ullirit Me Rigon
Kombinimi i rigonit me vajin e ullirit krijon një antibiotik natyral që lufton inflamacionin.

Kjo kurë është ideale për pastrimin e mushkërive dhe rrugëve të frymëmarrjes.

Vaji i ullirit dhe rigoni janë shumë të pasur me antioksidantë që pastrojnë organizmin nga radikalet e lira.

Kura e bën imunitetin më të fortë dhe përmirëson qarkullimin e gjakut duke furnizuar organizmin me magnez, kalçium dhe hekur.

Kjo kurë është e shkëlqyer për përmirësimin e tretjes dhe mbrojtjen e shëndetit kardiovaskular.

Atë mund ta përdorni kundër dhimbjeve të kokës, tensionit muskular e të tjerë.

Ajo përbën një masë të shkëlqyer parandaluese pa efekte anësore.

In For Culture

Recent Posts

Fjalimi origjinal i Ismail Qemalit më 28 Nëntor 1912

Me rastin e ditës së Pavarësisë, “Diaspora Shqptare” risjell sot të plotë fjalimin e Ismail…

15 mins ago

480 TË SHËRUAR DHE 639 RASTE ME COVID-19!

1.565 TESTIME, 480 TË SHËRUAR DHE 639 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit,…

22 mins ago

Pse duhet të hani kos në mëngjes? Vlerat fantastike për shëndetin

Kosi është një nga ushqimet e bulmetit më të konsumuara nga shqiptarët. Ai nuk bëhet…

27 mins ago

Jeta e panjohur e Sofokliut

MJESHTRI I TRAGJEDIVE TË LASHTA GREKE... Sofokliu, ishte një dramaturg që jetoi në Greqinë e…

27 mins ago

Njësitë çetnike të Ushtrisë së Mbretërisë Jugosllave kryen gjenocid ndaj 9200 sanxhaklinjve të pafajshëm në shkurt të vitit 1943

Nga Ismet Azizi: Krimi serbo-çetnik në Bihor gjatë kërshëndellave ortodokse! Programin e “Naçertanija” të Ilia…

17 hours ago

Buka më e mirë për rënien nga pesha

Buka është një nga produktet që nuk mungon asnjëherë në shtëpitë tona. Aroma e saj…

22 hours ago