6.1 C
Pristina
Tuesday, May 11, 2021
Home KËSHILLA Tri mënyra të thjeshta për përdorimin e hudhrës kundër gripit

Tri mënyra të thjeshta për përdorimin e hudhrës kundër gripit

Hudhra është një perime shumë e pasur me antioksidantë, vitaminë B6, C dhe mangan.

Studimet më të fundit për rolin e hudhrës tregojnë se ajo përmirëson imunitetin duke luftuar virozat dhe bakteret.

Kjo do të thotë se hudhra shkurton kohëzgjatjen e sëmundjes dhe zbut ashpërsinë e simptomave të të ftohurës.

Hudhra ndihmon edhe kundër bllokimeve të rrugëve të frymëmarrjes.

Shkencëtarët besojnë se vlerat e hudhrës i atribuohen një enzime sulfurike që quhet alicinë e cila aktivizohet në momentin e prerjes së saj.

Zbuloni 3 Mënyra Të lehta Për Të Qenë Më Të Shëndetshëm Falë Hudhrës
Hani më shumë hudhër
Përdoreni hudhrën në formën natyrale të saj.

Konsumoni të paktën dy ose katër gramë hudhër të freskët për tu dhënë aromë dhe shije gatimeve tuaja.

Hudhrën mund ta përdorni në gatimet e salcës së makaronave, mishit të pjekur të pulës ose duke e kavërdisur me shparg.

Duhet të dini se çdo thelb hudhër peshon afërsisht një gram.

Hudhrën mund ta gatuani me vaj ulliri por ta kavërdisni lehtë që të merrni më shumë prej përbërësve të saj.

Hajeni të pagatuar
Hajini thelbinjtë të gjallë ose duke i shoqëruar me pak mjaltë apo vaj ulliri.

Nëse hani hudhër çdo ditë, do të forconi sistemin imunitar dhe gjasat që të sëmureni me sëmundjet e stinës do të jenë të pakta.

Kini kujdes sepse nëse hani më shumë hudhër jo vetëm që do të keni erë të keqe të gojës por edhe tension të ulët të gjakut.

Kufizoni konsumin e hudhrës në dy deri në katër thelbinj në ditë.

Ekstrakti i hudhrës
Hudhrën mund ta gjeni në formë lëngu ose kapsule.

Në formën e lëngut rekomandohet çerek luge çaji çdo ditë.

Suplementët e hudhrës nuk janë një trajtim efikas kundër të ftohurës.

Nëse preferoni suplementët atëherë mos merrni më shumë se dy kapsula prej 200 mg në ditë.

Disa suplementë mund të shkaktojnë alergji ndaj konsultohuni gjithmonë me mjekun

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Foto të rralla të Mirditës në vitin 1890(Foto)

Në dy fotografi të vjetra të vitit 1890 shihen burrat dhe gratë e Mirditës të veshur me veshje karakteristike që njihen edhe...

Lavamanin mund ta zhbllokoni me këto 3 truke

Gjithçka iu duhet janë këta tre produkte. Pakujdesia gjatë larjes së enëve duke bërë shpeshherë që mbetjet e ushqimeve...

Ky truk i vogël në shampon tuaj është ideal për yndyrën e flokëve

Yndyra e flokëve nuk po ju lë të qetë? Ky truk i vogël në shampon tuaj është ideal për këtë problem.

Zbulimi i fjalorit që shërbente për korrespondencën e fshehtë

Nga Aurenc Bebja, Francë – 8 Maj 2021 “Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të shtunën e...

Recent Comments