Zgjedhje të pazakonshme do të zhvillohen nesër në Republikën e Kosovës. Banorët e Podujevës do të votojnë ndryshe nga herët e kaluara, pasi në Kosova janë konfirmuar rastet e infektimit me covid-19.
Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Naser Ramadani ka konfirmuar se instituti i tyre i ka dhënë udhëzimet përkatëse KQZ-së.
“Të gjithë votuesit duhet të jenë larg njëri-tjetrit nga 2 metra”, ka thënë ai.
Ramadani ka thënë se nëse respketohen rregullat dhe mbahet largësia 2 metra, garanton se s’ka shansa që virusi të përhapet./