Haxhi Tahir (Sylë) Morina nga fshati Loxhë i Pejës në vitin 1985 njihej si plaku më i vjetër i Kosovës.
Morina sipas të dhënave kishte lindur në vitin 1870 dhe kishte vdekur në moshën 115 vjecare. Gjatë tërë jetës së tij ai nuk kishte vuajtur nga asnjë sëmundje dhe deri vonë kishte memorie të kthjellët. Ashtu sic ceket edhe në copëzën e gazetës ai ishte Haxhi. Poashtu pjesën më të madhe të jetës e kishte kaluar në fshatin Loxhë të Pejës ku ishte marrë me bujqësi.
Në kohën kur kishte lindur ky plak nuk kishte dokumente që do të vërtetonin vjetërsinë e tij, dhe sipas pleqve të asaj kohe Tahir Morina ishte edhe më i vjetër sesa pretendonte se ishte.
Kjo fotografi ku vdekja e tij u bë lajm në gazeta është ruajtur që nga viti 1985 dhe është një dëshmi për jetëgjatësinë e popullit Kosovar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here