Categories: KËSHILLA

Çfarë është pandemia?

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli koronavirusin e ri pandemi. Ky është një moment gjerësisht simbolik, për shkak se shtetet duhet të vijojnë të ndërmarrin të njëjtat masa si ishin rekomanduar të ndërmerrnin para se OBSH të përdorte termin më të frikshëm në terminologjinë e saj.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi në Gjenevë:

“Pandemia nuk është një fjalë që mund të përdoret me lehtësi apo pa kujdes”.

Megjithatë ai shtoi se të gjitha vendet janë ende në kohë për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve përmes masave parandaluese apo ngadalësuese të përhapjes së sëmundjes.

Po çfarë është pandemia?

Ky është përkufizimi i OBSH-së:

Pandemia është një përhapje e një sëmundjeje të re në shkallë botërore.

Një pandemi gripi ndodh kur një virus i ri gripi shfaqet dhe përhapet nëpër botë ndërkohë që shumica e njerëzve nuk kanë imunitet prej tij. Viruset që kanë shkaktuar pandemi në të shkuarën zakonisht kanë pasur origjinë nga gripet e kafshëve.

Disa aspekte të pandemisë së gripit mund të jenë të ngjashme me gripin sezonal ndërsa karakteristikat e tjera mund të jenë shumë të ndryshme. Për shembull, si gripi sezonal ashtu edhe ai pandemik mund të shkaktojë infeksione në të gjitha grupmoshat dhe shumica e rasteve do të rezultojë në sëmundje të kufizuara në të cilat personi merr veten plotësisht pa trajtim mjekësor. Por nga ana tjetër, zakonisht gripi i stinës shkakton shumicën e vdekjeve mes të moshuarve ndërsa raste të tjera të rënda ndodhin më së shumti mes njerëzve me kushte të tjera mjekësore, shkruan Reporter.al.

Ndryshe nga kjo, pandemia H1N1 shkaktoi sëmundje më të rëndë dhe më fatale mes më të rinjve, si mes atyre me kushte të tjera kronike ashtu edhe mes personave të shëndetshëm dhe shkaktoi më shumë raste pneumonie virale se sa shikohet zakonisht në gripin sezonal.

Si për gripin sezonal ashtu edhe për atë pandemik, numri total i njerëzve që sëmuren rëndë mund të jetë i ndryshëm. Gjithsesi, impakti apo rëndesa ka tendencë të jetë më e lartë te pandemitë, pjesërisht për shkak se një numër shumë më i madh njerëzish nuk ka imunitet paraprak ndaj virusit të ri. Kur një pjesë e madhe e popullsisë infektohet, edhe nëse pjesa e atyre që infektohen dhe që zhvillojnë sëmundje të rëndë është e vogël, sërisht rastet e rënda mund të jenë goxha të numërta.

Si për gripin sezonal ashtu edhe për atë pandemik, kulmi pritet të ndodhë në sezonin e zakonshëm të gripit. (Në zonat me klimë të ftohtë kjo zakonisht ndodh në muajt e dimrit). Por siç kemi parë me pandeminë H1N1, pandemitë mund të kenë tipare të pazakonta epidemiologjike dhe shpërthime të mëdha mund të ndodhin edhe në muajt e verës.

In For Culture

Recent Posts

Porosia e letrarit malazez për popullin serb: “Shala nuk i dorëzon armët pa lënë kokat, dhe as kokat pa armët.”

SI TË DALËSH FITIMTAR ME SHQIPTARËT… Mark Milani ose Mark Miljanovi (1833-1901) ishte një ushtarak…

12 hours ago

Kisha e vjetër që u ruajt nga myslimanët

Në fshatin “Hysaj” në Gruemirë të Malësisë së Madhe ndodhen rrënojat e një kishe 600-vjeçare.…

12 hours ago

Familja patriotike e Mark Dedës në Berishë të Pukës

Mark Deda ishte kryefamiljari i kësaj familje i lindur më 1840. Ai ishte i martuar…

13 hours ago

Propozimi amerikan në ’45: Shqipëria të japë Shkodrën e të marrë Kosovën…

“Shqipëria të marrë pjesë nga Jugosllavia e Jugut me popullsi shqiptare dhe ta kompensojë atë…

2 days ago

Ide për shkrepje fotografish kreative (FOTO)

Fotografitë, si në letër e po ashtu edhe digjitale mund të shkatërrohen. Por emocionet dhe…

2 days ago

Stela e ushtarit ilir Bato nga Kaliqani i Istogut

Shkruan: Haxhi Mehmetaj Nga ky mbishkrim kuptojmë që kemi të bëjmë më një monument varri…

2 days ago