Novelat më të mira të të gjitha kohërave, nga ato të Marsel Proust deri tek “Mes Marsi” i George Eliot

Të lexosh të bën mirë. Dhe kjo nuk diskutohet. Por çfarë të lexosh? Klasikë? Best seller? Libra historikë? Nuk mjafton një jetë për të lexuar të gjithë librat që janë në botë.

Dhe për këtë iu vjen në ndihmë gazeta prestigjioze britanike “Telegraph”, e cila ka listuar 100 romanet që duhet të paktën absolutisht të lexohen njëherë në jetë.

Lexoni edhe:
Drejtori i Ansamblit Nacional në R.M.V – Shkodran Tolaj priti sot piktorin e njohur Reshat Ameti

Në vendin e parë, prestigjiozja britanike ka renditur romanin “Mes Marsi” të George Eliot. Ky roman është quajtur ndryshe edhe si “Një studim i Jetës Provinciale”, ajo trajton një sërë temash që lidhen me statusin e grave, natyrën e martesës, idealizmin dhe vetë interesin, fenë dhe hipokrizinë, reformat politike dhe edukimin.

Nuk kishte si të mungonte në këtë listë Ana Karenina e Leo Tolstoit. Historia klasike e Leo Tolstoit mbi një dashuri fatkeqe, është një nga novelat më të admiruara në literaturën botërore. Gjenerata të tëra lexuesish janë magjepsur nga heroina e tij e mrekullueshme, me një martesë jo të lumtur të Ana Kareninës dhe marrëdhënies së saj tragjike me kontin e pashëm Vronski. Ana Karenina është një kryevepër, jo vetëm për gruan e paharrueshme që përjeton dramë në fatin e saj, por gjithashtu sepse ajo eksploron dhe hedh dritë mbi pyetjen e madhe se si duhet jetuar plotësisht jeta!

  1. “Kryezoti i Unazave” nga JRR Tolkein
    Auden mendoi se kjo përrallë me krijesa fantastike që kërkonin për stolitë e humbura do të ishte një ‘kryevepër’.
  2. “Të vrasësh zogun përqeshës” nga Haper Lee
    Këndvështrimi i një fëmije për paragjykimet raciale në Alabamën e viteve 30’.
  3. “Shtëpia dhe Bota” nga Rabindranath Tagore
    Një fisnik i pasur nga Bengali jeton i lumtur derisa shpërthen një revolucion radikal
  4. “Rruga e Hitchhiker në Galaksi” nga Douglas Adams
    Toka po shkatërrohet në zbulim të një rruge të re në hapësirë. Nuk duhet t’ju zërë paniku.
  5. “Një mijë e një net”, anonim
    Nusja e re e një mbreti persian tregon përralla për ngadalësimin e melankolisë pas aktit seksual.
  6. “Zhgënjimet e të riut Werther” nga Johan Volfgang von Gëte
    Werther e dashuron Sharlotën, por ajo është e fejuar.
  7. “Fëmijët e mesnatës” nga Salman Rushdie
    Fëmijët e hinduve të varfër dhe myslimanëve të pasur shkëmbehen në lindje.
  8. “Kallajxhiu, rrobaqepësi, ushtari, spiuni” nga John le Carre
    Ninullat e fëmijëve zbulojnë emrat e koduar të spiunëve britanikë të dyshuar për tradhëti.
  9. “Ferma e Ftohtë” nga Stella Gibbons
    Satira komike e romancave rurale. Diçka ‘e keqe’ vihet re në raftin e druve.
  10. “Përralla e Genjit” nga Lady Murasaki
    Jeta dhe dashuritë e djalit të një perandori. Dhe ndoshta novela e parë botërore.
  11. “Nën rrjetë” nga Iris Murdoch
    Marrëdhënia e një pseudo-shkrimtari dhe një ylli filmash. Kombinim i komedisë dhe filozofisë.
  12. “Blloku i artë i shënimeve” nga Doris Lessing
    Lessing e konsideron komunizmin dhe lirinë e femrave në atë që Margaret Drabble e quan “hapërisa e brëndshme fiksionale”.
  13. “Eugjen Onjegini” nga Aleksandër Pushkin
    Pasion, poezi dhe pistoleta në këtë roman dashurie
  14. “Në rrugë” nga Jack Kerouac
    Gjenerata e djemve që kanë si qëllim “të digjen” si qirinj të bukur të verdhë romanesh.
  15. “Xha Gorioi” nga Honore de Balzak
    Një dozë zhgënjyese e realitetit. Anti-heroi u bë një legjendë në ngjitjen e pamëshirshme të shkallës së shoqërore.
  16. “E kuqja dhe e zeza” nga Stendhal
    Heroi që lufton kundër materializmit dhe hipokrizisë së shoqërisë franceze nëpërmjet qëndresës
  17. “Tre musketjerët” nga Aleksandër Dumas
    “Një për të gjithë e të gjithë për një” : motoja e tre luftëtarëve të njohur
  18. “Germinal” nga Emile Zola
    E shkruar për të arritur ndryshimin shoqëror, “Germinal” dokumenton urinë e minatorëve francezë.
  19. “I huaji” nga Albert Kamy
    Francezi që vrau një shok arab në Algjeri dhe pranoi indiferencën e botës.
  20. “Emri i trëndafilit” nga Umberto Eko
    Nxjerrja në dritë e një vrasjeje në një manastir italian të shekullit 14.
  21. “Oskar dhe Lusinda” nga Peter Carey
    Një trashëgimtare australiane vë bast me një prift anglikan se nuk mund ta lëvizë xhamin e kishës për 400 km.
  22. “Deti i gjerë i Sargasos” nga Jean Rhys
    Zëri human drejt gruas së çmendur në papafingo
  23. “Aventurat e Lizës në Botën e Çudirave” nga Levis Carroll
    Logjika e Carroll-it bën të mundur besimin në 6 gjëra të pamundura përpara mëngjesit.
  24. “Kapja-22” nga Joseph Heller
    Yossarian ndjen një impuls prej vrasësi për armët e të huajve
  25. “Procesi” nga Franc Kafka
    Jozef K deklaron se është i pafajshëm kur papritur arrestohet. Por”I pafajshëm për çfarë”?
  26. “Cider me Rozin” nga Laurie Lee (Cider*-pije alkoolike me limon)
    ‘Pijet e fshehta’ të protagonistit ndodhen në një kamionçinë
  27. “Në pritje të Mahatmas” nga RK Narayan
    Komedia e butë në të cilën një indian i inspiruar nga Gandi shndërrohet në një ekstremist anti-britanik.
  28. “Asgjë e re nga fronti i perëndimit” nga Erik Maria Remark
    Horrori i Luftës së Madhe e parë nga një ushtar adoleshent
  29. “Darkë në restorantin e vendlindjes” nga Anne Tyler
    Prindërit që ndikojnë në mënyra të ndryshme tek tre fëmijët e tyre.
  30. “Ëndrra e dhomës së kuqe” nga Cao Xueqin
    Depërtimi i thellë në shoqërinë kineze të shekullit 18.
  31. “Leopardi” nga Xhuzepe Tomazi di Lameduza
    Këmishëkuqtë e Garibaldit ndërhyjnë në Siçili për të rrëzuar fisnikërinë.
  32. “Nëse në një natë dimri një udhëtar” nga Italo Calvino
    Mashtrimi ndërkombëtar i librit që u ekspozua në periudhën postmodreniste.
  33. “Përplasja” nga JG Ballard
    Ish-shkencëtari i televizionit që predikoi “një sektualitet të ri, të lindur nga një teknologji perverse.
  34. “Një hark në lumë” nga VS Naipaul
    Indiano-afrikani lindor udhëton në zemër të Afrikës dhe arrin në përfundimin se bota është ajo që është.
  35. “Krim dhe ndëshkim” nga Fjodor Dostojevski
    Djali që takohet me fajdexhiun. Djali vret fajdexhiun me një sëpatë. Faji, avaria, Siberia, shpengimi
  36. “Dr Zhivago” nga Boris Pasternak
    Idealizmi romantik i doktorit të ri që u shkel nga mizoritë e Revolucionit Rus.
  37. “Triologjia e Kairos” nga Naguib Mahfouz
    Ndjek tre breza të jetës në Kairo nga Lufta e Parë Botërore deri në vitin 1952.
  38. “Rasti i çuditshëm i Dr Xhekill dhe Z. Hyde” nga Robert Louis Stevenson
    “Përralla me lugatë” i doli Stevenson-it në ëndërr.
  39. “Udhëtimet e Guliverit” nga Jonathan Swift
    Satira e Sëift-it rreth përrallave të udhëtuesve
  40. “Emri im është e kuqja” nga Orhan Pamuk
    Një piktor vritet në Stamboll në vitin 1591.
  41. “Njëqind vjet vetmi” nga Gabriel Garsia Markez
    Miti dhe realiteti shkrihen në mënyrë magjike sëbashku në sagën e familjes kolumbiane.
  42. “Fushat e Londrës” nga Martin Amis
    Një novelist i dështuar vjedh ditarin e një gruaje që po komploton vetëvrasjen.
  43. “Detektivët e egër” nga Roberto Bolano
    Bandat e poetëve amerikano-jugorë udhëtojnë nëpër botë, flenë kudo dhe sfidojnë kritikat me duele.
  44. “Loja e perlave prej qelqi” nga Herman Hesse
    Intelektualët tërhiqen nga jeta e tyre për të luajtur një lojë me rregulla matematikore dhe muzikore.
  45. “Daullja e llamarintë” nga Gunter Grass
    Kujtimet e një shtëpie gjatë Luftës së Dytë Botërore. Tekst kyç nga realizmi magjik europian.
  46. “Austerlitz” nga WG Sebald
    Novela në të cilën një historian i lindur në Çeki rikujton historinë e tij gjatë Holokaustit.
  47. “Lolita” nga Vladimir Nabokov
    Obsesioni seksual i profesorit me një vajzë adoleshente komplikohet nga pasioni që mamaja e vajzës ka për profesorin.
  48. “Përralla e bërë me duar” nga Margaret Atwood
    Pasi lufta nukleare i la shumë femra sterile, ato pjellore u skllavëruan për lindje.
  49. “Gjahtari në thekërishte” nga JD Salinger
    Pasi u përjashtua nga shkolla parapërgatitore, adoleshenti antagonist has shumë pengesa në jetë.
  50. “Bota e krimit të organizuar” nga Don DeLillo
    Nga bejsbolli në mbeturina nukleare, jeta e vonshme amerikane e shekullit 20.
  51. “I dashur” nga Toni Morrison
    Udhëtimi deri në skutat më të errëta të skllavërisë amerikane
  52. “Vilet e zemërimit” nga John Steinbeck
    Kërkimi i dinjitetit dhe pagave pas shpërthimit të Depresionit të Madh.
  53. “Thuaji malit” nga James Baldwin
    Eksploron rolin e Kishës Kristiane në komunitetin afrikano-amerikan.
  54. “Lehtësia e padurueshme e të qënit” nga Milan Kundera
    Pabesitë e një doktori që stresojnë bashkëshorten e tij. Por nëse jeta nuk ka kuptim, atëherë kjo është e parëndësishme.
  55. “Rinia e zonjushë Zhan Brodi” nga Muriel Spark
    Një mësuese që tradhëtohet nga nxënësi i saj i preferuar, i cili bëhet murg.
  56. “The voyeur” nga Alain Robbe-Grillet
    Ishte shitësi ai që e vrau vajzën në plazh. Megjithatë, kush e pa?
  57. “Neveria” nga Zhan Pol Sartri
    Një historian sëmuret rëndë nga ekzistenca e tij, por vazhdon të jetojë.
  58. “Lepuri” nga John Updike
    Një ish-yll i basketbollit të shkollave është i pakënaqur me martesën, rolin e babait dhe punës së tij.
  59. “Aventurat e Hakëlbërri Fin” nga Mark Tuein
    Një djalë dhe një i arratisur largohen drejt Misisipit.
  60. “The hound of the Baskervilles” nga Arthur Conan Doyle (Hound* – lloj qeni)
    Një i varur nga droga ndjek një qen fantazëm nëpër këneta gjatë mesnatës
  61. “Shtëpia e Mirth” nga Edith Wharton
    Lily Bart preferon luksin përpara martesës për dashuri. Skandalet e shumta pasojnë
  62. “Gjërat thyhen” nga Chinua Achebe
    Një udhëheqës lokal ferme në Nigeri tronditet nga vdekja aksidentale dhe arritja e një misionari.
  63. “Getsbi i Madh”, nga F. Skot Fixherald
    Dashuria e një misteriozi milioner për një grua e fut atë në telashe.
  64. “Kujdestari” nga Anthony Trolliope
    “Nga të gjithë novelistët në vend, Trollope e kupton më mirë rolin e parasë,” thotë Auden.
  65. “Të mjerët” nga Viktor Hygo
    Lufta e një ish-të dënuari për të mirën, përfundon keq.
  66. “Xhimi fatlum” nga Kingsley Amis
    Një pedagog i paangazhuar i historisë përleshet me shefin e tij pompoz.
  67. “Gjumi i madh” nga Raymond Chandler
    “Burrat e vdekur janë më të rëndë se zemrat e thyera” në këtë vepër kriminale
  68. “Clarissa” nga Samuel Richardson
    Aventura e heroinës me shefin e shtëpisë publike Robert Lovelace
  69. “Vallëzim me muzikën e kohës” nga Anthony Powell
    Saga me dymbëdhjetë libra, ku personazhi kryesor vesh “llojin e gabuar të xhaketës”
  70. “Suite Francaise” nga Irene Nemirovsky
    E publikuar 60 vjet pasi autorja kishte vdekur, këto dy novela paraqesin jetën në qytetin dhe fshatin francez të pushtuar nga nazistët.
  71. “Shlyerja” nga Ian McEvan
    Fut shkronjën “c” në novelën e qytetit klasik anglez
  72. “Jeta: një përdorim manual” nga Georges Perec
    Ekuacioni i jetës në apartamentet pariziene. Edhe e dhomave bosh
  73. “Tom Jones” nga Henry Fielding
    Përvoja e punës si rrobaqepës e një djali përpara se të martohej me vajzën fqinje.
  74. “Frankenshtajn” nga Mary Shelley
    Përpjekjet e njeriut për t’u tallur me mekanizmin perfekt të Krijuesit të Botës kanë pasoja tragjike.
  75. “Cranford” nga Elizabeth Gaskell
    Fshatarët e veriut kundër ndryshimeve sociale që shoqërojnë revolucionin industrial
  76. “Guri i Hënës” nga Wilkie Collins
    Një nga novelat detektive moderne angleze më të mira e më të gjata.
  77. “Uliksi” nga Xhejms Xhojs
    Kryevepra moderniste që përsërit Homerin me humor. Përmban një nga fjalitë më të gjatë të letërsisë angleze. 4,391 fjalë.
  78. “Zonja Bovari” nga Gustav Flobert
    Gënjeshtrat e një marrëdhënieje dashurore e çojnë një doktor provincial drejt agonisë.
  79. “Një udhëtim në Indi” nga EM Forster
    Një akuzë false ekspozon shtypjen raciste të rendit britanik në Indi
  80. “1984” nga Xhorxh Oruell
    Ku ka ndikim më të keq Big-Brother se tek serialet televizive që ka inspiruar?
  81. “Tristram Shandy” nga Laurence Sterne
    Samuel Johnson besonte se novela eksperimentale ishte shumë e çuditshme për t’u zgjatur më tej
  82. “Lufta e Botëve” nga HG Wells
    Tregimi i pushtuesve gjakpirës marsianë
  83. “Scoop” nga Evelyn Waugh
    Waugh e bazoi novelën mbi reporterin e vogël të pashpresë gjatë farsës gazetareske me ish-botuesin e Telegraph Bill Deede.
  84. “Tesi i d’Erbërvilëve” nga Thomas Hardy
    Standardet seksuale të dyfishta mbahen ‘të ftohta’ në këtë tragjedi rurale
  85. “Brighton Rock” nga Graham Greene
    Novela është një triller kriminal në Brigtonin e viteve 30’.
  86. “Kodi i Wooster-ve” nga PF Wodehouse
    Novela e tretë që flet për Bertie Wooster dhe shërbëtorin e saj Jeeves.
  87. “Lartësitë e stuhishme”, Emily Bronte
    Novela e Emily-t rreth dashurisë së dy të rinjve, Catherine dhe Heathcliff…dhe ndarjes së tyre.
  88. “David Koperfild” nga Çarls Dikens
    Borxhi dhe mashtrimi në romanin gjysmë-biografik të Dikensit.
  89. “Robinson Kruzo” nga Daniel Defo
    Një person që përfundon në një ishull të humbur, arrin të gjejë Zotin.
  90. ”Krenari dhe paragjykim “nga Jane Austen
    Çdo djalë i klasit të lartë meriton një vajzë të paragjykuar.

10 “Don Kishoti i Mançes”nga Migel de Servantes
Tregimi I aventurave te dy kalorësve që luftojnë me mullnjtë e erës.

  1. ”Zonja Dalloway“ nga Virginia Woolf
    Vetëvrasja e Septimus nuk e përkëdhel ndërgjegjjen e heroinës tonë
  2. ”Turpi” nga JM Kortez
    Një profesor anglishteje nga Afrika e Jugut humbet gjithçka pasi josh një studente.
  3. “Xhejn Ejr” nga Sharlot Brontë
    Pavarësisht se sa e varfër dhe e vuajtur ajo është, zoti Roçester dëshiron të martohet me të ilegalisht.
  4. “Ne kërkim te kohës së humbur” nga Marsel Prust
    Shtatë volume meditimi në memorie.
  5. “Zemrat e errësirës” nga Jozef Konrad
    “Pushtimi i botës”, tha Konrad, ”nuk është një gjë e bukur”
  6. “Portreti i gruas” nga Henri Xhejms
    Një trashëgimtare amerikane ne Europë “përballet me fatin” duke u martuar me një burrë egoist
  7. “Ana Karenina” nga Leo Tolstoy
    Kurorëshkelësja e Leo Tolstoit lindi nga mjë ëndërr aristokratike.
  8. “Moby-Dick” nga Herman Melville
    Kapiteni Ahab kërkon hakmarrje ndaj balenës së bardhë e cila i hëngri këmbën.
  9. “Mes Marsi” nga George Eliot
    “Një nga pak novelat angleze për të rritur” thotë Virxhinia Woolf.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here