Categories: ART

Fotografi kaloi 16 vite për të kapur imazhet që vështirë t’i keni parë ndonjëherë(Foto)

Bukuria misterioze e “Shkretëtirës Mojave”, është kapur me imazhe mahnitëse, e në të njëjtën kohë këto pamje duken shqetësuese.

Fotografitë janë realizuar për 16 vite nga fotografi Zach Bradley, i cili u rrit në shkretëtirën prej 25 mijë kilometra katrorë.

Ai në këto imazhe ka paraqitur makina të braktisura, shtëpi të zbrazëta dhe varreza të frikshme ndërsa eksploronte mjedisin e ashpër.

Sipas mediave të huaja, 35-vjeçari, i cili u rrit në Barstow, Kaliforni, i cili shtrihet midis Los Angjelos dhe Las Vegas – por tani jeton në Henderson, Nevada, thotë se shkretëtira ka marrë një ‘hov të keq’ pasi konsiderohet si e harruar.

Megjithatë në realitet ai pohon se ajo është e pajisur me ‘vende të lezetshme dhe interesante’, dhe po lulëzon me jetën bimore.

Ai tha se shkretëtira është një ekosistem i bukur me pemë Joshua, kaktus dhe lule të egra.

“Unë e dua shkretëtirën e Mojave sepse jam rritur këtu. Si fëmijë, më pëlqente të dilja në shkretëtirë dhe të luaja. Prindërit e mi dikur kërkonin një hobi, kështu që gjithmonë shkonim në ‘kamping’”, ka thënë fotografi.

“Kur isha rreth 19-vjeç, bleva një aparat fotografik të Nikon N55 dhe që atëherë ajo është kamera e vetme me të cilën kam xhiruar ndonjëherë, përveç një aparati të vjetër Polaroid që kam marrë në një dyqan të mrekullueshëm. Nga atje, unë sapo fillova të eksploroja shkretëtirën dhe të kapja imazhe sa më shumë që ishte e mundur”, ka shtuar ai.

In For Culture

Recent Posts

Keni pyetur pse disa vezë janë kafe dhe disa të bardha? Ja përgjigjia

Keni pyetur ndonjëherë se pse disa vezë janë të bardha dhe disa kafe? Ngjyra e…

9 hours ago

E habitshme, ja pse nuk duhet të pini ujë në këmbë

Çdo ditë trupi humb sasi të madhe uji, prandaj është shumë me rëndësi që uji…

9 hours ago

Kur Musolinit i ngeci makina në baltë në Shqipëri (Foto)

Media greke “iEllada.gr” ka postuar disa fotografi të rralla të Benito Musolinit, gjatë vizitës së…

9 hours ago

E keni pyetur ndonjëherë veten? Ja pse bilardoja është jeshile, topat e tenisit të verdhë e tapeti i ceremonive i kuq!

A keni pyetur ndonjëherë veten, se pse uniformat e mjekëve janë të bardha dhe ato…

9 hours ago

Janë vetëm dy shtete në botë që nuk shesin Coca-Cola, kjo është arsyeja!

Koreja e Veriut dhe Kuba janë vendet e vetme që nuk mund të blini Coca-Cola.…

10 hours ago

Imazhi i imagjinuar i Skenderbeut

Imazhi i imagjinuar i SkenderbeutPor, një ditë në studion e Pakalit shkoi Lasgush Poradeci për…

10 hours ago