Gjithmonë jemi këshilluar që ilaçet mos t’i përziejmë me asnjë lloj ushqimi për shkak të efektëve anësore që mund të kenë në organizëm.

Dr Ausling Hillick në një intervistë për Mirror ka listuar një listë ushqimesh të cilët nuk duhen konsumuar kurresi bashkë me ilaçet.

Bananet

Bananet duhet t`i shmangni nëse merrni ilaçe për rregullimin e presionit të gjakut. Përzier me këto barna, bananet mund të shkaktojnë nivele të larta të kaliumit.

Limoni i gjelbër

Nëse jeni duke marrë ilaçe për kollë, atëherë mos hani limona të gjelbër dhe portokall, sepse mund të shkaktoni mbidozë të dekstrometorfanit dhe të keni efekte anësore si halucinacione apo të qenët i përgjumur.

Alkooli

Shmangni alkoolin nëse jeni duke marrë ilaçe diabeti ose qetësues. Këto ilaçe shpesh kanë një paralajmërim për të shmangur alkoolin. Kjo është për shkak se ai ushtron presion mbi mëlçinë tuaj, duke rritur rrezikun e dëmtimit të mëlçisë.

Kafeja

Kafenë nuk duhet ta konsumoni nëse merrni ilaçe për të trajtuar astmën. Kafeina e tepërt mund të shkaktojë nervozizëm dhe paqëndrueshmëri.

Zarzavatet me gjethe

Shmangni nëse ju merrni antikoagulant. Ato kanë shumë vitaminë K, ndërsa ilaçi është projektuar për të parandaluar prodhimin e vitaminës K, kështu që nëse hani më shumë nga këto perime, ato do të ndërhyjnë me efektin e antikoagulantit.

Qumështi

Shmangni përdorimin e qumështit nëse merrni antibiotikë, sepse ai do të ndërhyjë në mënyrën se si këto medikamente do të pranohen nga trupi, duke ulur kështu efektin e tyre.

Grejpfruti

Grejpruti nuk lejon që të bie niveli i statinit në trup dhe nëse jeni duke marrë statin për të trajtuar presionin e ulët të gjakut, konsumimi i grejpfrutit mund të shkaktojë mbidozë të këtij kimikati, shkruan femina. Si rezultat i kësaj, pacientët mund të përjetojnë dhimbje të muskujve.

Salmoni i tymosur

Salmoni i tymosur nuk duhet të konsumohet nga pacientët të cilët përdorin antidepresivë. Problemi qëndron në faktin se të dyja përmbajnë tyraminë, dhe përziera e salmonit me antidepresivë mund të shkaktojë nivel të lartë të këtij kimikati, gjë që çon në presionin të lartë të gjakut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here