Nesër bëhen 21 vjet nga vrasja e piktorit të mirënjohur mitrovicas, Kadri Kadriu.

Kadri Kadriu ishte njëri nga piktorët më të njohur shqiptar, i cili u vra nga forcat serbe më 11 Mars 1999.

Në kujtim të jetës dhe veprës së tij, familja Kadriu në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon disa aktivitete, në kuadër të hapjes së galerisë me titull “KADRI KADRIU”.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Qendra Rajonale për Trashegimi Kulturore – Mitrovicë përmes një postimi në faqen e tyre në facebook.

Postimi i plotë:

Familja Kadriu në përkrahje të Ministrisë së Kulturës, Rinis dhe Sportit në shenjë përkujtimi dhe respekti për jetën dhe veprën e Heroit të Kosovës Kadri Kadriu

organizon:
Hapjen e Galerisë “KADRI KADRIU”

Agjenda:

Ora 11:00: Homazhe
(Varrezat në Suhodoll)
Ora 12:20: Hapja e Ekspozitës të piktorit
Kadri Kadriu
Ora 12:30: Promovimi i Poezive të
Kadri Kadriut ( audio inçizime)

Datë:
11 Mars 2020
Vendi:
Kroi i Vitakut – Mitrovicë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here