Në të kaluaren jeta në vendin tonë ishte shumë më e vështirë, sa që shumë punë të përditshëmrisë kërkonin mund të madh, për dallim nga sot kur shumë gjëra janë lehtësuar në favor të njeriut./InforCulture.info

Gruaja shqiptare çdo herë është konsideruar si ‘shtylla’ kryesore e shtëpisë në cdo familje. Ajo ishte e gatëshme që gjatë gjithë jetës së saj të përditëshme të kujdesej për familjen. Përgadiste ushqimin, kujdesej për fëmijët dha antarët e tjerë të familjes, merrej me punët e ndryshme të shtëpisë, lante, pastronte, kujdesej edhe për bagëtin e shumë herë edhe për punët e fushës.

Familja patriarkale shqiptare zakonisht ishte me shumë antar të familjes (në Kosovë është dokumentuar rasti i një familje me 117 antar), dhe sa më e madhe të ishte familja aq më shumë punë dhe mund kërkohej të bëheshin në atë shtëpi.

Një fakt tejet i vogël por shumë por shumë i rëndësishëm është kjo fotografi që kemi sjellur e vitit 1912, ky në të shihen dy gra shqiptare të cilat janë duke pastruar rrobat. Kjo mënyrë e pastrimit ishte e pranishme po thuajse në cdo familje shqiptare deri në 50 vjeqarin e dytë të shekullit XX.

Gratë shqiptare i merrnin rrobat e familjes që ishin për tu pastruar dhe shkonin afër ndonjë lumi, ose ndonjë pusi dhe pothuajse tërë ditën mirreshin me larjen e rrobave. Rrobat e palara futeshin në ujë, dhe ‘rriheshin’ me ‘perajkë’ (mjet prej druri i rrafshët që përdorej për pastrimin e rrobave) si dhe përdorej edhe përdorej edhe ‘fiu’ për tu shkumuar (fiu ishte produkt për pastrimin e rrobav që bëhej nga hiu i druve të djegura. Hiri vlohej në uj të valë pastaj kullohej dhe lëngu i fituar ishte mjaft efikas në pastrim të rrobave). /Trungu & InforCulture

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here