Dokumentet, arkivat ushtarake dhe literatura serioze historike e dëshmojnë qartë se në ushtrinë malazeze gjatë Luftës Ballkanike kanë shërbye edhe shqiptarë me grada drejtuese.
Mjafton me përmendë disa emra konkretë:
•Sokol Baci Ivezaj, komandant i Brigadës së Tuzit, të cilin në vitin 1913 Kral Nikolla e emëroi komandant të Shkodrës;
•Zef Pjetri Berishaj, komandant i kolonës së mesme që sulmoi Dinoshën;
•Mark Lekoçaj, komandant i Brigadës së tretë të kolonës së mesme;
•Deda Lucaj, kapiten–toger i kolonës së mesme;
•Sokol Ujkaj, nën-toger i kolonës së mesme;
•Gjelosh Ujkaj, komandant kapetan i kolonës së mesme;
•Mark Deli, komandant i batalionit të Kuçit të Sipërm.
Këtu historia nuk mbaron. Sipas burimeve të kohës, me grada drejtuese ushtarake kanë qenë rreth 20 shqiptarë në strukturat e ushtrisë malazeze. Me i mohue këto fakte do me thanë me i mbyllë sytë para realitetit historik. Historia nuk shkruhet për me i pëlqye askujt, por për me u kuptue ashtu siç ka qenë, e shpesh ka qenë e dhimbshme.
Dhe për ta vendosë temën në kontekst: nga pushtimet që nisën në tetor të vitit 1912, rreth 500 mijë shqiptarë u vranë, ndërsa rreth 650 mijë të tjerë u dëbuan nga trojet e tyne. Kjo përbën masakrën ma të madhe që i ka ndodhë ndonjëherë popullit shqiptar në historinë moderne. Të flasim për këto fakte nuk është manipulim. Është detyrë morale.
Foto: Mark Deli; komandant i batalionit të Kuçit të Sipërm me ushtarak malazez, ku i shihet në dorë kapelja malazeze me mbishkrimin NI (Nikolla 1)


