Disa prej këtyre ushqimeve mund të jeni duke i konsumuar edhe në baza ditore.

Në organizëm pasqyrohet kultura e të ushqyerit dhe për këtë duhet të keni kujdes se çfarë hani apo pini, në të kundërt keni edhe pasoja.

Por cilat janë ushqimet dhe pijet që favorizojnë plakjen e lëkurës duke iu bërë të dukeni më të vjetër nga ç’jeni?

Ariel Ostad, dermatolog me famë botërore rëndit në faqen e internetit “Health” radhit dhjetë prej tyre.

1) Të parat në listë janë ëmbëlsirat. Shumë sheqer në gjak dëmton kolagjenin e lëkurës duke e bërë këtë të fundit që të humbasë tonifikimin dhe elasticitetin dhe duke krijuar rrudhat.

2) Të dytët janë alkoolet. Përveç sasisë së sheqernave që çliron në gjak, alkooli ndikon edhe në bërjen e një gjumi të parehatshëm dhe s’ka asgjë më të dëmshme për lëkurën se sa një gjumë i parehatshëm.

3) Çuditërisht e treta në listë është vera e bardhë. Përmban shumë acide që dëmtojnë smaltin e dhëmbëve. Nëse mendoni se shpëtoni dhëmbët tuaj duke i larë menjëherë pas konsumimit të dy-tre gotave verë të bardhë, gaboheni.

4) Mishi i skuqur. Për shumë persona është i parezistueshëm, por efektet e tij në plakjen e lëkurës janë të mëdha. Për t’i minimizuar këto këshillohet heqja dhe flakja tutje e pjesëve të djegura që përmbajnë acide që dëmtojnë kolagjenin.

5) Mishi i kuq. Sapo hyn në organizëm çliron radikalët e lirë që janë dëmtuesit kryesorë të proceseve rigjeneruese të lëkurës. Nuk këshillohet eliminimi i tij, por përdorimi në mënyrë të kufizuar.

6) Qoftet dhe sallamet. Për të mos folur për potencialin e shqetësimeve kardiovaskulare që mund të sjellin, këto prodhime përmbajnë konservantë që në shumë raste irritojnë lëkurën duke shkaktuar edhe rrudha të parakohshme.

7) Ushqimet pikante. Këshillohet përdorimi i moderuar i tyre. Çdo tip lëkure është e ndjeshme ndaj këtyre ushqimeve dhe për të mos folur që shkaktojnë edhe çrregullime në menopauzë.

8) Shprehja e urtë thotë: gjella me kripë dhe kripa me karar. Dora e rëndë me të në kuzhinë për një kohë të gjatë mund t’ju plakë më shpejt nga sa pretendoni. Këtu nuk përjashtohen as ata që nuk e përdorin fare në sallata apo gjellë.

9) Pijet energjike. Çlirojnë acide që dëmtojnë smaltin e dhëmbëve dhe të shoqëruara me një aktivitet fizik, injektojnë në organizëm sasi të mëdha kripe. Për ata që nuk mund të bëjnë dot pa këto pije, këshillohet pirja me kallam për të shmangur kontaktin me dhëmbët.

10) Limonadat. Ajo që dihet është që të gjitha agrumet shkatërrojnë smaltin e dhëmbëve, por në bazë të studimit të Ostad, limoni është shkatërrimtari më i madh gjejmë veten të plakur para kohe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here