Nga Gjon Keka

Kur shkruajmë e flasim për gjuhë tonë arbërore(shqipe),  duhet ditur se ne po flasim për një gjuhë e cila është vëshur me mistere,  por edhe që ka në brendësinë e saj sikur që kanë shkruar dhe dokumentuar shumë autor e studiues se kjo gjuhë i ka rrënjët e lashta për nga epokat e saj dhe lindjes së gjuhëve në vijim.

Se a është gjuha arbërore(shqipe) gjuhë që rrjedh nga Ilirët e lashtë këtë e thonë dokumentet dhe etnogjeografia si dhe emërtimet e saj në shumë vendbanime e vende të veçanta.

Sidoqoftë këtu bashkëngjitur gjejmë për çudi shumë fjalë të shkruara e të folura të gjuhës shqipe që edhe sot në i flasim dhe i shkruajm, dhe kur i krahasojmë këto mund të themi se shumë pakë ndryshime janë bërë gjerë më sot, edhe përkundër pushtimeve të shumta nga armiqtë dhe tendencat e tyre për ta zhdukur këtë gjuhë dhe këtë komb nga faqja e dheut.

Për mua si një arbëror ishte interesant kur gjeta këto fjalë në gjuhën tonë e që janë ruajtur e folur në vazhdimësi që tregon në fakt një dëshmi se si në mënyrë heroike ky popull edhe përkundër trysnisë nga armiqët ata prapë e kanë ruajtur, shkruar dhe folur këtë gjuhë të lashtë të këtij kontinenti poashtu të lashtë.

Këtu gjejmë se si janë folur e shkruar numrat, fjalët të ndryshme si Ditët e javës,  pijet si Vera, Birra, , Uji etj,  pastaj Shtëpia, dera etj, etj,  sikur që mund t’i shihni aty të nënvizuara. Këto dokumente historike mbi gjuhën tonë dhe burimet e datat e vitet i ruaj në arkivin tim personal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here