Pirja e ilaçeve me lëngje, mund të ulë majft veprimin e tyre. Konsumi i medikamenteve me lëngje, dhe sidomos me lloje të caktuara, mund të reduktojnë ndjeshëm efektin e tyre.

Studiuesit nga Universiteti Western i Ontario, Kanada, theksojnë që në situatën e këtillë veprimi i ilaçeve mund të përgjysmohet, ndërsa për të fajin e ka substanca kimike naringin, që gjendet edhe në lëng edhe në mollë.

Para së gjithash, kjo ka të bëjë me lëngjet nga rrushi dhe portokalli, nëse njëkohësisht konsumohen me ilaçet kundër alergjive, si edhe kundër shtypjes së lartë të gjakut.

Supozohet se pikërisht naringina bllokon mekanizmin e rëndësishëm për kalimin e molekulave të ilaçeve nga zorra e hollë në qarkullim gjaku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here