Temperaturat e nxehta janë të mundimshme. Njeriu djersin dhe lodhet më shumë gjatë verës si pasojë e këtyre temperaturave.
Ndaj kur vjen puna te higjiena personale në verë, natyrshëm lind pyetja sa shpesh duhet bërë dush në stinën e verës?
Shumica e njerëzve lahen çdo ditë, por kjo sipas ekspertëve është e tepruar. Ekspertët dermatologë thonë se njerëzit e teprojnë me dushin e përditshëm.
Dushi i tepruar përthan lëkurën dhe prish ekuilibrat e vajrave mbrojtës të lëkurës.
Për pasojë, dushi i përditshëm është i panevojshëm, sipas ekspertëve.
Sa herë në ditë duhet të lahemi në verë
Në muajt e ngrohtë të verës, dermotologët thonë se njeriu duhet të marrë në konsideratë mjedisin, aktivitetin dhe vetë trupin.
Për shembull, klima e lagësht nënkupton që trupi përthith më shumë papastërti që nxjerr në pah nevojën për tu larë më shumë.
Për më tepër, njerëzit që kryejnë aktivitet fizik që nënkupton djersitje më të madhe, duhet të rrisin dozat ditore të dushit.
Dermatologët thonë që të tregohet kujdes me lëkurën.
Mbajeni ujin të vakët që të pengoni përtharjen e lëkurës. Uji i vakët mirëmban qarkullimin e gjakut dhe përmirëson imunitetin.
Gjithashtu duhet treguar kujdes me peshqirin. Nuk duhet fërkuar lëkurën me ashpërsi me peshqir sepse do ta dëmtoni.
Rregulli i përgjithshëm për të cilin dermatologët bien njëzëri dakord është që në stinën e verës të bëni dush dy herë në ditë. Dushi i parë duhet bërë në mëngjes pas zgjimit, ndërsa i dyti përpara se të shtriheni për të fjetur.
Dushi i mbrëmjes është i nevojshëm sepse kontribuon në cilësinë e gjumit.
Në të dyja rastet, dushi nuk duhet të zgjasë më shumë se 10 minuta sepse duke e tepruar ai mund të jetë shumë i dëmshëm për lëkurën. /Agroweb