Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se trashëgimisë kulturore i janë shtuar edhe 11 asete.
Bëhet fjalë për: Tuma e Shpenadisë – Prizren; Tuma e Gjinocit – Suharekë; Vendbanimi shumështresor i Topanicës – Kamenicë; Vendbanimi prehistorik i Hisarit – Suharekë; Sahat Kulla dhe Muzeu Arkeologjik – Prizren; Shtëpia e familjes Pomaku – Prizren; Kroi i Beledijes – Prizren; Shtëpia e Adem Aga Gjonit – Prizren; Shtëpia e Zekirja Sokolit – Prizren; Ndërtesa e Kuvendit të Vjetër, Beledije – Prizren; Kompleksi i Sarajit të Vjetër – Prizren.
“Vazhdojmë me pasurimin e listës së trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme”, thuhet në postimin e MKRS-së.