Një mësues i dha çdo nxënësi nga një tullumbace ku duhet të shkruanin emrin. Më pas i përziehu të gjitha në sallë dhe u tha të gjenin tullumbacen e tyre. Kishin 5 minuta kohë.
Pavarësisht përpjekjes së madhe, askush nuk arriti të gjente tullumbacen e vet.
Më pas mësuesi u tha të kapnin nga një tullumbace dhe t`ia dorëzonin personit që i përkiste.
Pas 5 minutash çdo nxënës kishte në dorë tullumbacen e tij.
Atëherë mësuesi u tha:
Këto tullumbace janë si lumturia. Ne s`do ta gjejmë kurrë atë nëse secili shikon të gjejë vetëm të vetën. Nëse kujdesemi edhe për lumturinë e të tjerëve, do ta gjejmë edhe tonën gjithashtu.