Janë dy fjalë që shpjegojnë frikën e drejtimit të një veture. E para është vehofobia dhe i referohet frikës nga ngasja e veturës, ndërsa fobia e të qenit në veturë është amaksofobia.

Amaksofobia përfshin vetë procesin e vozitjes, por edhe ngasjen ose ndonjë formë tjetër transporti si pasagjer. Etimologjikisht, fjala vjen nga greqishtja amaxos (karrocë) dhe phobos (frikë).

Shkaktarët e këtyre fobive mund të jenë mbijetesa në një aksident trafiku, por edhe një frikë e paqartë nga ngasja ose udhëtimi. Simptomat që ka një person me amaksofobinë janë djersitja, marramendja, shqetësimi në stomak, shtrëngimi në gjoks, rrahjet e shpejta të zemrës, dëshira për të qarë ose bërtitur, së bashku me mendimet negative, shqetësimet dhe frika.

Aktorja spanjolle Penelope Cruz, pas premierës së filmit “Ferrari”, ka pranuar se ka fobi që në fëmijëri.

“Motra ime u godit nga një veturë mu para meje, kur unë isha tetë-nëntë vjeç, mbaj mend që shoferi kishte veshur një pallto të kuqe. Ishte një traumë e madhe, pashë që humbi ndjenjat. Isha e paralizuar”, ka thënë ajo.

Nëse mendoni se mund të keni fobi për drejtimin e automjetit, mos hezitoni të kërkoni këshilla profesionale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here