Një raport i fundit paralajmëron se të paktën 1 në 9 lloje pemësh në Shtetet e Bashkuara, janë nën rrezikun e zhdukjes. Pemët përballen me një sërë kërcënimesh si parazitët, sëmundjet shfarosëse dhe ndryshimet klimatike. Këto të dhëna janë pjesë e vlerësimeve më gjithëpërfshirëse të kërcënimeve të kryera ndonjëherë. Ka shkuar deri në atë pikë, sa pemët injektohen për t’u shpëtuar.
Masat përfshijnë shpim, pesticide, shumë punë dhe shpresë. E gjitha kjo në kuadër të përpjekjeve për ta frenuar një brumbull të vogël që ta shkatërrojë këtë pemë frashëri.
Është një nga rreth 100 llojet e pemëve në Shtetet e Bashkuara nën rrezikun e zhdukjes.
Në një seksion të maleve Kreshtat Blu, pjesë e vargmaleve Apalashe, disa zona të pyllit përballen me probleme të mëdha. Shanset që të shpëtohen janë të pakta. Për këtë arsye specialistët dhe shkencëtarët po përpiqen të ruajnë ato që kanë ngelur. Dy prej tyre janë udhërrëfyesit e ekipit të rrjetit PBS, në thellësi të këtij pylli në Virxhinia. Ron Hughes është menaxher toke ndërsa Johhny Townsend është botanist.
Më shumë pemë frashëri të pyllit janë të dëmtuara se sa të shëndetshme.
“Për ata që e njohin vendin , duke ecur nëpër pyll, vëren se gjysma e pemëve janë zhdukur”, thotë botanisti Townsend nga Programi i Trashëgimisë Natyrore të Virxhinias.
Jo shumë kohë më parë, qielli ishte vështirë të shihej, për shkak të pyllit të dendur, që tani është zhveshur. Pyje me frashër, janë vënë në rrezik nga një lloj brumbulli me ngjyrë jeshile.
“Kjo e ka shkatërruar pyllin gjatë gjashtë, apo shtatë viteve të fundit dhe në shumë nga pjesët e prekura, pemët janë tharë, ose rrëzuar, ose qëndrojnë në këmbë si skelete”, thotë botanisti Townsend.
Tek pjesët e prekura, dëmet mund të shihen me sy.
“Larva futet brenda nën lëvore dhe formon këto që ne i quajmë galeri, në formë të shkronjës U, duke gërryer shtresën ushqyese dhe duke e tharë pemën”, shton zoti Townsend. Pema e frashërit nuk është e vetmja e rrezikuar.
Wesley Knapp është botanisti kryesor i organizatës “NatureServe”, e cila me bazën e gjerë të të dhënave ndihmoi në verësimin e gjendjes së pemëve në Shtetet e Bashkuara.
“Fillimisht duhej të arrinim konsesus mbi llojet e pemëve dhe arritën në përfundin se janë 881 lloje. Pra, ekziston një grup i larmishëm i tyre. Çdo specie ka një histori dhe ndërvepron me natyrën në mënyrat e veta unike”, thotë zoti Knapp.
Studimi zbuloi se 11 deri në 16 për qind e pemëve vendase janë nën rrezikun e zhdukjes dhe se insektet dëmtuese dhe sëmundjet janë kërcënimi më i madh, pasuar nga ndryshimet klimatike dhe moti të ashpër si dhe nga prerjet dhe bujqësia.
Murphy Westwood, shkencëtare në parkun “Morton Arboretum” në Çikago kaloi pesë vitet e fundit duke punuar në këtë studim, i pari i këtij lloji.
“Para se të dilte ky raport, ne nuk kishim një pasqyrë të qartë të pemëve nën rrezikun e zhdukjes. Imagjinoni një pyll pa pemë. Pemët janë të rëndësishme për jetën tonë të përditshme. Ato përmirësojnë cilësinë e ajrit, thithin ujin pas stuhive, thithin karbonin, pra janë një armë e fortë natyrale për krizën e ndryshimeve klimatike me të cilën po përballemi”, thotë zonja Westwood.
Shumë lloje të pemëve të identifikuara si më të rrezikuarat ndodhen në jug të Shteteve të Bashkuara, në Florida, Xhorxhia, Alabama, Teksas dhe në perëndim në Kaliforni.
Në mesin e pemëve nën rrezik janë murrizi, lisi dhe pishat. Për pemë si ajo e frashërit, paraqesin kërcënim jo vetëm inseketet, por edhe ndryshimet klimatike.
“Një specie si kjo, e cila në fakt është specie veriore, mbijeton në disa vende në Virxhinia ku klima është më e freskët. Kur kemi rritje të temperaturës, preken bimët që pëlqejnë klimë tjetër. Dëmtimi i një peme që është një pjesë integrale e pyllit, dëmton gjithë sistemin, duke shkaktuar ndryshime të vogla klimatike që ndodhin pas zhveshjes së pyjeve”, thotë Ron Hughes nga Departamenti i Burimeve të Kafshëve të Egra në Virxhinia.
“Për 20 vite, pas shfaqjes për herë të parë në Shtetet e Bashkuara, ky lloj brumbulli ka shkatërruar dhjetëra milionë pemë në 30 shtete, një nga kërcënimet kryesore në listën e re të pemëve nën rrezikun e zhdukjes”, thotë zoti Hughes.
“Kjo lidhet me përparësitë e burimeve tona të kufizuara. Unë shpresoj që ky studim i pemëve të rralla, do të çojë në veprime domethënëse të kujdesit në terren”, thotë botanisti Wesley Knapp.
“E di që ka shumë beteja të vështira, por janë pjesë e sfidave të punës. Nëse bëjmë gjithçka që mundemi për t’i ruajtur pemët, ndihem mirë. Në fund të ditës, edhe nëse gjysma e pemëve që po trajtojmë vdesin, të paktën e di që kemi bërë më të mirën për t’i ruajtur ato”, thotë Ron Hughes nga Departamenti i Burimeve të Kafshëve të Egra në Virxhinia. Shpëtimi i pyjeve nuk bëhet me një masë kolektive, por secila pemë e dëmtuar kërkon kohën e duhur dhe kujdesin e nevojshëm./