Brigianët ishin banorë të trojeve të hershme autoktone iliro-shqiptare, dhe kësisoi ata flisnin shqip, gjuhën e lashtë IE –bazë e krejt gjuhëve të tjera sot europiane.
Brygianët ishin një popull më i moshuar sesa egjiptianët dhe se gjuha e tyre ‘frigje’ ishte gjuha origjinale e burrave. Në burimet e historianëve të lashtë ata shfaqen së pari nga Homeri në Iliadë, i cili i përmend ata si aleatë të Trojanëve që erdhën nga Ascania (Bithynia). Në fillim të shekullit të 7 para Krishtit.
Ndërkohë qyteti i tyre i mirënjohur ‘Ankara’ mban moshën mbi 10. 000 vjeçare – provuar kjo prej gjetjeve e artifakteve arkeologjike aty.
Midis ~ 330 fjalëve të konfirmuara frigje gjejmë edhe fjalën: ‘ΜΕΜΕϝΑΙΣ; memewais me kuptimin e patronimit, “bir/bijë e mëmës”
Këtu direkt shtrohet me shumë të drejtë pyetja, a ka një gjuhë në botë që femra e re ‘Çupa’ të quhet Vaiz; Vajzë?
E pra është gjuha shqipe e vetme, që trashëgon ende sot emërtimin e lashtë frigjian *ϝΑΙΣ = Vaiz; dhe: Vajzë + Mêm’ = ΜΕΜΕϝΑΙΣ => patronim, bijë e mëmës. – Duke theksuar se kjo fjalë e lashtë frigjiane siguron edhe njëherë katërcipërisht se edhe fjala: ‘âm’; Mëm’ – i takon gjuhës shqipe dhe vetëm asaj.
Vlen të theksojmë gjithashtu se kjo fjalë e lashtë ‘phrygiane – shqipe’ e ka origjinën e saj edhe me të lashtë, prej fjalës më të parë: Bâ; â’ba = at/zot/bir, i mbir i dritës, e prej aty kemi: βâ > βais = Vaizë; (Femër = dritë/ ‘Fe’).
Kjo është arsyeja pse ende në gjuhën shqipe gjejmë në përdorim fjalën ‘ÇuBâ ~ Çupa’ ajo ‘Që u bâ’ {Qupa} prej Bâ-sê {Adamit} – brinjëve të tij rrezeartë. Kujtojmë se: ‘βâ, âβâ = Zot/At’ por dhe ‘βâ= dritë’ (ku në mod. greke kemi: (β = ϝ/φ/υ) ndaj fjala frigje: (βaiς} ϝais; vaiz’, vajzë përshtatet për greqishten me ‘ϝ-ên’ gjysëm latine.
Shih etimologjinë e fjalës: bhā-1, bhō-, bhə-
Kuptimi anglisht: të shkëlqejë
Materiali: Bhā (në kompozitë) `iluzion, dritë, shkëlqejë`, bhāti` ndizet, (shfaqet), bhāti-light dritë’, bhāna-m n. `shkëlqimi, pamja` (shiko ajrin. bān` e bardha, ags. b polishnian ‘polonisht’), bhānú-, ‘drita, rrezja, dielli’ (si. banu-t), bhāma-ḥ drita, pamja ‘;
av. bā- ‘shndrit’ vetem me ā- (avā̊ntəm `e barabarte), frā (fra-vāiti` shkëlqen përpara) dhe vi- (vi-bā- sh shndrit’, Benveniste BSL 32, 86 f.) , vīspō-bām [y] a- ‘gjithë-shkëlqim’, bāmya- ‘dritë, shkëlqim’, bānu- m. ‘Dritë, rreze’;
alb. geg ‘bâj’, toskë. bêj {= φαίνω) `bâj, bëj’ (fillimisht me siguri sill ’për paraqitje’).
Ref: Fjalori Etimologjik Indo-Evropian i J. Pokorny
Pra vihet re qartë se si fjala shqipe *bâ-j; bênj = Dritë; (φαίνω), ka kuptimin e dyishtë: Bâ, bâj, bëj, u bâ (qê u bâ; Quba~Çupa) por edhe: ‘bâ = dritë’, (βaiς); Vajzë – fâmēr, Femër; (drite; fâ/bêr). Jo rastësisht në gjuhën e vllahe, të vllezërve shqiptarë Vajza quhet ‘Fêta’(fi/ata) ashtu si fjala ‘fat’ e gjuhës shqipe me kuptimin dritë ‘fab’; fat.
Në fjalorin e gjuhës shqipe gjithashtu kemi:
Bajzë = i/e bardhë
bájz/ë,-a f. sh. -a(t) zool. rosë e egër me trup të vogël, me ‘sqep e me bark të bardhë’, që rron buzë ujërave; balushë.
E më tej për fjalën ‘mëm’ në gjuhën shqipe gjejmë këtë përkufizim: MËMË f.
1. Gruaja kundrejt fëmijëve të vet; gruaja që ka lindur fëmijë, nënë. Mëmë e dashur (e dhembshur). Mëmë me shumë fëmijë. Gjiri (qumështi) i mëmës. Gjuha e mëmës. Mëmë e bijë. Mëmë e babë. Vëlla nga mëma. U bë mëmë lindi fëmijë.
Kjo është gjuha shqipe = frigje.