Një studim mbi vjetërsinë e gjuhëve, i publikuar në revistën shkencore amerikane “Science”, nxjerr gjuhën shqipe gjuhën e tretë më të vjetër në botë

Një studim mbi vjetërsinë e gjuhëve, i publikuar në revistën shkencore amerikane “Science”, nxjerr gjuhën shqipe gjuhën e tretë më të vjetër në botë. Ai bazohet në një metodë filogjenetike të quajtur “Bayesian” e cila është zbatuar në të dhëna të reja mbi 161 gjuhë indo-evropiane. Studimi përpiqet të sqarojë familjet e gjuhëve indo-evropiane dhe gjuhët e para të tyre, ku janë folur si fillim dhe kur dhe pse ato u përhapën përgjate eurazisë.

Hamendësimi i “stepave” i vendos ato në stepat pontiko-kaspiane, jo më thellë se 6500 vjetë më parë dhe shumicën që bazohen në kuajt e pastorëve nga 5000 vjet e këndej. Një hamendësim tjetër “anatolik” i vendos ato të jenë shpërndarë në pjesë të luginës së Mesdheut që fillon nga 9500 deri në 8500 vjet më parë. Por ADN-ja e lashtë ka filluar tani të sjellë dritë të re dhe të vlefshme por që mbetet ende një gjykim i tërthortë i lashtësisë së gjuhëve.

Kështu në studimin e ri u studiuan të dhëna të drejtpërdrejta nga gjuhët e hamendësuara anatoliane të stepave, duke raportuar një kuadër të ri pune për kronologjinë dhe vazhdimësinë e larmishme të indo-evropianeve.

Sipas tij, gjuha shqipe renditet e treta pas gjuhëve anatolike dhe tokeriane: të parat janë folur në Turqinë e sotme por u zëvendësuan gradualisht. Disa nga gjuhët anatolike janë hitishtja, palaikja, luvinia, liciania, lidiania, kariania dhe ndoshta pisidiania dhe sidetikia; dhe tokeriane, gjuhë të cilat janë folur në luginën e lumit Tarim, në qendër të Ujgurit modern të rajonit Sinkiang, Kinë.

Studimi vërteton dhe studimin e Ylli Përmetit mbi zhvillimin e gjuhës greke dhe shqipe.

Burimi: shqiperiajone

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here