Nëse vuani nga migrena, mund të ketë ardhur koha ta largoni zakonin e kafesë.
Studiuesit kanë zbuluar se konsumimi i tre ose më shumë filxhanave kafe në ditë rrit ndjeshëm rrezikun e një sulmi të migrenës.
Në studim u analizuan 98 persona që vuajnë nga migrena episodike – dhimbje koke e dobët deri në 14 ditë në muaj.
Ata zbuluan se pirja deri në dy filxhanë kafeje ose pije të tjera me kafeinë nuk përbën asnjë ndryshim në gjasat e sulmeve të migrenës.
Por, kur pinin tre gota, rreziku për të pasur një sulm në të njëjtën ditë rritet me 40 përqind.
Nëse do të konsumonin pesë gota, gjasat rriten për 161 përqind.
“Pirja e një ose dy pijeve me kafeinë në ditë nuk duket të jetë e lidhur me zhvillimin e një migrene, por tre ose më shumë gota mund të shoqërohen me shanse më të larta për të zhvilluar një dhimbje koke”.