Të gjithë ne jemi të vetëdijshëm për efektet negative të nikotinës dhe cigareve në organizmin tonë.

Prandaj, nëse veç keni ndaluar së piri duhan ose ende e pini, gjëja më e mirë që mund ta bëni është ta pastroni trupin nga nikotina.

Për ta kryer sa më shpejt këtë proces, konsumimi i përbërësve të mëposhtëm do t’ju ndihmojë shumë.

Spinaq dhe brokoli

Përveç se është i rëndësishëm për operimin dhe zhvillimin normal të trupit, acidi folik është i nevojshëm edhe për pastrimin e nikotinës nga trupi.

Jo vetëm në formën e tabletave, por acidi folik mund të futet në trup edhe përmes ushqimit, si p.sh. përmes spinaqit.

Edhe konsumimi i brokolit është i mirë sepse është i mbushur me vitaminë C dhe B5, të cilat e pastrojnë organizmin nga nikotina.

Lëngu i portokallit

Lëngu i portokallit e hidraton trupin, e furnizon me vitamina të nevojshëm dhe e pastron nga nikotina. Ju thjesht duhet ta shtrydhni lëngun e dy portokajve, të shtoni pak ujë dhe ta konsumoni mes shujtave.

Kiwi dhe limoni

Pirja e duhanit i largon nga trupi vitaminat e rëndësishëm, siç është vitamina A, C dhe E, nga trupi dhe ato ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit dhe në luftimin e infeksioneve dhe mikrobe.

Konsumojeni një kiwi në ditë dhe pini lëng të freskët limoni çdo mëngjes në mënyrë që t’i riktheni këto vitamina të humbura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here