Ka dalë në shitje koleksioni i rrallë që përmban fotografi bardh e zi, që e tregojnë Egjiptin e lashtë se si dukej para 174 vitesh.

Imazhet që e përfshijnë Sfinksin, Piramidën dhe statujat e Asvanë, janë bërë nga Maxime Du Camp, djali i një kirurgu të pasur nga Franca, shkruan Telegrafi.

Pamjet që ai i ka fiksuar gjatë viteve 1849 – 1851, tregojnë kohën më të hershme të turistëve, që e kanë vizituar këtë vend.

Në fakt, kjo nuk ishte vetëm një shëtitje, por më shumë një sfidë për të fotografuar objektet e lashta.

Du Camp ka bartur më vete aparatin e rëndë nëpër rërën e nxehtë, në mënyrë që të kap këto pamje, të cilat do t’ia tregonte më pas familjarëve dhe miqve.

E1
e2
e3
e4
e5
e6
e7
e8

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here