Lythat janë ato gungat e bezdisshme që shpesh shfaqen në duar, këmbë dhe ndonjëherë në fytyrë apo vende të tjera të trupit.
Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, lythat janë rritje të lëkurës të shkaktuar nga papilloma një virus normal që ndodh tek njerëzit, transmeton Living.
Ato nuk janë kancerogjene, por janë ngjitëse dhe mund të jenë të dhimbshme. Trajtimet tradicionale për lythat përfshijnë ngrirjen dhe djegien.
Njerëzit të cilët janë të prirur ndaj lythave ose kanë lytha të përsëritura do të lehtësohen të dinë se ekziston një ilaç shumë më i thjeshtë dhe natyral duke përdorur një përbërës të zakonshëm shtëpiak.
Sipas një studimi në Gazetën Ndërkombëtare të Dermatologjisë, ekstrakti i hudhrës ka provuar të jetë një trajtim efektiviv për lythat.
Aplikoni vaj hudhre të papërpunuar, të thërrmuara ose hudhër të freskët direkt tek lythat, sipas Livestrong.com. Për rezultate më të mira, aplikoni hudhër tre herë në ditë për të paktën një javë, ose derisa lythi të thahet.
Revista Best Health rekomandon së pari të mbuloni lëkurën e shëndetshme rreth lythave me vazelinë, dhe më pas të aplikoni hudhër të thërrmuar në lyth dhe ta mbuloni me një fashë.