Dy ilaçet Quinapril dhe Hidroklorotiazide janë tërhequr nga tregu për shkak të pranisë së nitrosaminës, sipas një njoftimi të postuar në faqen e internetit të Administratës së Ushqimit dhe Barnave.
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave njoftoi se Aurobindo Pharma po tërheq nga tregu numrat QE2021005-A dhe QE2021010-A të tabletave Quinapril dhe Hydrochlorothiazide USP 20mg/12.5mg, sipas New York Post.
Tërheqja ka ndodhur për shkak të pranisë së nitrosamine, ose N-nitroso-quinapril, një substancë që gjendet zakonisht në ujë dhe ushqime, duke përfshirë mishrat e pjekur në skarë, produktet e qumështit dhe perimet.
Të gjithë janë të ekspozuar ndaj disa niveleve të nitrozaminave, tha FDA, por ekspozimi ndaj tyre mbi nivelet e pranueshme për periudha të gjata kohore mund të rrisë rrezikun e kancerit.
Tabletat Quinapril dhe Hydrochlorothiazide përdoren për trajtimin e hipertensionit. Pacientët duhet të kontaktojnë mjekun e tyre nëse do të vazhdojnë të marrin mjekimin e tyre ose nëse duhet të marrin në konsideratë një trajtim alternativ.